LAJMI I FUNDIT:

Carovska: Çështja gjinore është pjesë përbërëse e të gjithë politikave të qeverisë

Carovska: Çështja gjinore është pjesë përbërëse e të gjithë politikave të qeverisë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska mori pjesë në hapjen e takimit rajonal për ndjekjen e progresit të Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për aksion për barazi gjinore (Pekin + 25), që po mbahet në Shkup.

Ajo tha se qeveria ka bërë përpjekje maksimale që çështja gjinore të jetë pjesë përbërëse e të gjitha politikave, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Në këto tre vite si Qeveri kemi bërë përpjekje maksimale që çështja gjinore do të jetë pjesë e përbërëse e të gjitha politikave. Kjo që është me rëndësi se si shtet kemi arritur ta ratifikojmë Konventën e Stambollit. Por, nuk ndaluam këtu. Implementimi i saj është prioritet i lartë. MPPS-ja punon në vendosjen e shërbimeve për mbrojtje nga dhuna së bashku me organizatat joqeveritare dhe të njëjtat i zhvillojmë në nivel lokal”, theksoi Carovska.


Nga Ministra e Punës dhe Politikës Sociale theksojnë se në vitin 2019 janë miratuar ligje të reja për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi dhe për ndërprerjen e shtatzënisë, ndërsa është siguruar edhe mbrojtje jashtë institucionale përmes miratimit të qendër së re servisore për personat të cilët janë viktima të tregtisë me njerëz dhe viktima t dhunës seksuale.

“Me miratimin e Ligjit për pagë minimale në vitin 2017, për herë të parë, paga minimale ishte barazuar për punëtorët në industrinë e tekstilit, lëkurës dhe këpucëve, në të cilën një përqindje e madhe të të punësuarve janë gra. Nga miratimi i Deklaratës së Pekinit dhe Platformës për aksion, Republika e Maqedonisë së Veriut ka arritur progres të dukshëm në zhvillimin dhe implementimin e agjendës për barazi gjinore. Për vitin 2020 është planifikuar ndryshimi i Ligjit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave si dhe vendosja e qendrës trening për barazi gjinore”, theksohet në kumtesë.

Në trend Lajme

Më shumë
Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Osmani takohet me admiralin Bauer: NATO mbetet aleat i pazëvendësueshëm, anëtarësimi është prioritet strategjik për Kosovën

Lajme
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet babai i 14-vjeçarit: Janë dy vrasës, njëri është ende i lirë

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Pyjet e Kosovës në zhdukje: Çka tregojnë pamjet satelitore?

Lajme
Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Boshatisen qendrat e emigrantëve! Operatorët largohen nga Shëngjini e Gjadri

Lajme
Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Plagosja e dy personave në Prishtinë – policia arreston të dyshuarin

Kronika e Zezë
Kalo në kategori