LAJMI I FUNDIT:

Afaristët e Maqedonisë dhe Bullgarisë kërkojnë të mos politizohet historia e përbashkët

Afaristët e Maqedonisë dhe Bullgarisë kërkojnë të mos politizohet historia e përbashkët

Oda ekonomike bullgaro-maqedonase dhe ajo maqedonase-bullgare, shprehin shqetësim për shkak të siç thonë, politizimit të madh të fakteve të historisë së përbashkët të të dy shteteve.

“Presim më shumë pragmatizëm dhe mendim shtetëror në përcaktimin e qëllimeve për dy shtetet ballkanike. Presim ndihmë konkrete për krijimin e kushteve për bashkëpunim ekonomik, teknik, kulturor, si dhe në integrimet në familjen evropiane. Shpresojmë se nuk do ta kthejmë librin e bardhë në të zi”, thuhet në njoftimin e përbashkët të kryetarit të Odës tregtare industriale bullgaro-maqedonase Pllamen Pavlov dhe kryetarit të Odës ekonomike maqedonase-bullgare, Kirill Llazarov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ata shtojnë se koncentrimi i vëmendjes tek puna e Komisionit të përzier të ekspertëve për çështje historike dhe arsimore, vetëm thellon dhe distancon kufijtë në mes familjeve të të dy shteteve.


“Theksojmë se është më e rëndësishme që në vend të kaluarës, të shikojmë kah e ardhmja, e për këtë duhet tani të sillen vendime. Vendime për lidhje – transporti, energjetike dhe komunikative”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, sot krerët shtetëror në Bullgari do të diskutojnë për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut dhe pritet që konkretisht të marrin qëndrim për mbështetje në rrugën e anëtarësimit në BE./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Babai i 3-vjeçarit të dhunuar fizikisht nga edukatorja: Nuk e fal gjakun e fëmijës, mos më kërcënoni

Lajme
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë

Lajme
Denisa Kele për kriptovalutën

Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë

Lajme
Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Zbardhet pas 27 vitesh vrasja e dy vëllëzërve shqiptarë në Beograd

Drejtësi
Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikani serb: Vuçiq ka ndarë para për të blerë votat e 5 mijë serbëve për Listën Serbe

Politikë
Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Dervishi: Ervis Martinaj kishte sasi të madhe të kriptovalutave kur u kap

Lajme
Kalo në kategori