LAJMI I FUNDIT:

Po kryente “operacione rutinë”, anijet kineze rrethojnë aeroplan-bartësen amerikane

Po kryente “operacione rutinë”, anijet kineze rrethojnë aeroplan-bartësen amerikane

Vetëm disa ditë para festimit të 70-vjetorit të Kinës, një transportues aeroplanësh amerikan “Ronald Regan”, i vendosur në Japoni, lundroi në Detin e kontestuar të Kinës Jugore.

Dhe imazhet satelitore të postuara në mediat sociale tregojnë se ai është rrethuar nga disa anije të paidentifikuara lufte, raporton Japan Times, duke sqaruar se bëhet fjalë për anije kineze.


Gazeta raportoi se zëdhënësi i Flotës së Shtatë të SHBA-së, Ryan Momsen nuk dëshiroi të konfirmojë vendndodhjen e Ronald Reagan, por tha se transportuesi i aeroplanëve po kryente “operacione rutinë”.

Ministria e Mbrojtjes e Kinës vlerësoi se SHBA kishte dërguar transportues avionësh në Detin e Kinës Jugore për të “demonstruar forcën në rajon”.

Ministria u bëri thirrje SHBA që të respektojnë shqetësimet e vendeve në rajon për sigurinë dhe të japin një kontribut pozitiv për paqen dhe stabilitetin.

Për dekada të tëra, Pekini ka mosmarrëveshje me disa vende në rajonin e Azisë-Paqësorit për përkatësinë territoriale të ishujve të shumtë në Detin e Kinës Jugore, në të cilat janë zbuluar rezerva të konsiderueshme hidrokarburesh.

Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në mosmarrëveshje, por ato nuk i pranojnë pretendimet e Kinës dhe insistojnë në lundrimin e lirë në rajon.

Në trend Botë

Më shumë
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?

Botë
Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim

Aktivistja nga Arabia Saudite dënohet me 11 vjet burgim "për shkak të veshjes"

Botë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Zelensky tregon se kush janë ftuar në samitin e paqes në Zvicër

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori