LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Ne jemi të vetmit që e vazhdojmë rrugën e Kolonel Ahmet Krasniqit

Osmani: Ne jemi të vetmit që e vazhdojmë rrugën e Kolonel Ahmet Krasniqit

Kandidatja e LDK-së, për kryeministre, Vjosa Osman tha të dielën gjatë tubimit elektoral në Vushtrri se kolonel Ahmet Krasniqi ka qenë komandant i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK) dhe ushtar i Ibrahim Rugovës, të cilin kundërshtarët e sotëm politikë e kanë refuzuar në mënyrë të vazhdueshme.

“Ahmet Krasniqi ka qenë komandant i FARK-ut, të cilin kundërshtarët e mi politikë e kanë kundërshtuar dhe nuk e kanë votuar asnjëherë në Parlament. Ahmet Krasniqi ka qenë ushtar i Ibrahim Rugovës. Ai ishte i tërë popullit dhe ne jemi të vetmit që e vazhdojmë rrugën e tij”, tha Osmani.

Ajo ju tha mijëra simpatizantëve të LDK-së se me të si kryeministre Kosova do të jetë një dhe e pandashme.


“LDK ashtu siç ndërtoj themelet e këtij shteti ashtu do të mbrojë këtë shtet në kufijtë ekzistues. Më 6 tetor me mbështetje qytetarë ne do t’i dërgojmë në opozitë të gjatë ata që e kanë krijuar modelin e zhvatjes dhe nëpërkëmbjes së shtetit, pra PDK-në. Do t’i dërgojmë në ata në opozitë njëherë e mirë duke ua kthyer qytetarëve të Kosovës shpresën për ditë më të mira në këtë shtet”, shtoi Osmani.

Kandidatja për kryeministre tha se LDK-ja është parti që bazën e ka tek lidhja me qytetarët.

“Ashtu siç e keni rikthye LDK-në në pushtet në Vushtrri, kur të tjerët nuk e besonin një gjë të tillë, ashtu do ta kthejmë LDK-në në pushtet edhe në qeveri. Dëshmojani të gjithëve më 6 tetor që fitorja jonë, jo vetëm që është e mundur, por do të jetë aq e thellë saqë nuk do t’i lusim tjerët që të vijnë me neve në qeveri. LDK angazhohet për shtet të pavarur e sovran dhe në miqësi me SHBA-të. Vushtrria nuk i do të tillët që Amerika thoshte se ua kanë ngulur shpinën pas shpinë. Me mua si kryeministre Kosova nuk do ta humbasë asnjë centimetër të territorit të Kosovës dhe askush nuk mund të formoj shtet mbi shtetin e Kosovës”, tha Osmani.

Nënkryetari i LDK-së, Lufti Haziri, ka thënë në Vushtrri, se LDK-ja e ka ndërruar standardin e mbajtjes së tubimeve, sepse ka dalë nga sallat në sheshet e qyteteve për shkak të masivitetit të pjesëmarrjes.

“Qytetarët e Vushtrrisë dhe gjithë Kosovës po kthejnë besimin e madh te LDK-ja dhe kandidatja jonë Vjosa Osmani. Ka ardhur koha që LDK-së me ja dhanë forcën e partisë së parë dhe kryeministres tonë Vjosa Osmanit”, tha nënkryetari i LDK-së.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se ky qytet, i cili identifikohet me Hasan Prishtinën dhe Ahmet Krasniqit, sikur dy vite më parë, edhe më 6 tetor do ta bëjë ndryshimin e madh në nivel të Kosovës, duke i fituar zgjedhjet dhe duke e dërguar përfundimisht PDK-në në opozitë.

Në trend

Më shumë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori