LAJMI I FUNDIT:

Veseli premton në Bardh të Madh ligjin për Fushë Kosovën dhe ujë të pijshëm për këtë komunë

Veseli premton në Bardh të Madh ligjin për Fushë Kosovën dhe ujë të pijshëm për këtë komunë

Bardhi i Madh i Fushë Kosovës thyen heshtjen, përkrahësit mbushin sallën dhe mbështesin fuqishëm PDK-në në tubimim madhështor të kësaj partie të mbajtur të shtunën.

Në sallën përplot simpatizantë, ku ishin të pranishëm kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, kandidati për deputet i kësaj partie Hajredin Kuçi dhe ai nga Fushë Kosova, Rrahim Ternava, u tha se vendit dhe Fushë Kosovës po i kthehet shpresa, se Bardhi i Madh ka thyer heshtjen dhe po përkrah fuqishëm vizionin e PDK-së dhe të kryetarit Kadri Veseli.

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli tha se qytetarët më 6 tetor kanë një adresë, për Kosovën të fuqishme në krah me SHBA-të.


“Qytetarët më 6 tetor duhet të vendosin për Kosovën e fortë bashkë me Amerikën, një shtet të zhvilluar ekonomikisht, një Kosovë që prosperon, që nuk izolohet dhe nuk krijon ndasi. Ajo është PDK-ja adresa për ju dhe për Kosovën tonë”, tha kryetari Kadri Veseli.

Kryetari Veseli theksoi se me PDK-në edhe Bardhit i kthehet shpresa, duke premtuar mbështetje për ndërmarrësit, inovatorët të rinjtë e Bardhit të Madh dhe ligjin për Fushë Kosovën. Ai premtoi se brenda qershorit të vitit të ardhshëm do të sjellë edhe ujin e munguar për fshatin Bardh i Madh dhe vendbanimet tjera.

Kandidati për deputet në listën e PDK-së Hajredin Kuçi, theksoi se fitorja e PDK-së është reale dhe se kudo po gjen entuziazëm e mbështetje për PDK-në. Ai tha se më 6 tetor do të konfirmohet fitorja për PDK-në.

Kurse kandidati nga Fushë Kosova, Rrahim Ternava tha se sikurse në krejt Kosovën, mbështetja për PDK-në po rritet edhe në Fushë Kosovë. Ai theksoi se bashkë me kryetarin Veseli dhe me të gjithë qytetarët do ta çrrenjosin korrupsionin edhe në komunën e Fushë Kosovës.

“Konfirmimi i fitores për PDK-në tani është fitore edhe për zgjedhjet lokale pas dy vjetësh, kur ne bashkë me ju do ta udhëheqim edhe komunën. Kjo mbështetje për PDK-në ka arsye të madhe, sepse PDK ka hyrë në këto zgjedhje e reformuar, e freskuar dhe me koncept për të tashmën dhe të ardhmen”, ka thënë Rrahim Ternava.

Ternava ka theksuar më tutje se do PDK do ta kthejë Bardhin në djep të kulturës të sportit dhe të edukimit, e të cilën e ka degraduar qeverisja aktuale në Fushë Kosovë.

Ai ka thënë se si deputet në Kuvendin e Kosovës do të dëgjohet zëri i tij për Kosovën ashtu siç e duam të gjithë.

Në trend

Më shumë
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town

Premier League

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Kalo në kategori