LAJMI I FUNDIT:

Zëri engjëllor i gruas së pastrehë

Zëri engjëllor i gruas së pastrehë

Në videon e postuar nga Departamenti i Policisë në Los Angeles në rrjetin Twitter, shfaqet një grua me vokal befasues.

Gruaja me bishtaleca po tërhiqte një qerre të madhe, mbante qese në duar, ndërsa këndon një aria të Puçinit. Videoja u xhirua nga një polic. Zëdhënësi i metros, Jose Ubaldo, thotë se nuk e kanë takuar kurrë më parë këtë grua me zë engjëllor, që dyshohet të jetë e pastrehë.