Holanda pritet të vendos sërish veton për hapjen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Edhe pse Gjermania do të paraqitet në Këshillin Evropian, në mesin e muajt tetor, me një propozim për të marrë një hapje të kushtëzuar të negociatave për Tiranën, holandezët do të bëhen sërish pengesë.
Top Channel raporton se mos ndryshimi i qëndrimit të Holandës është konfirmuar nga ministri i Jashtëm, Stef Blok, gjatë seancës në Komisionin për Çështjet Evropiane. Gjatë diskutimeve me deputetët, Blok ka theksuar se qëndrimi i vendit të tij do të jetë i ngjashëm me atë të mbajtur përpara verës, kur u theksua se nuk do të ketë negociata për Shqipërinë pa u plotësuar kushtet e qershorit të 2018.
Blok ka theksuar se Shkupi dhe Tirana duhet të trajtohen të ndara në këtë proces.
“Zgjerimi është sërish në agjendën e tetorit. Jam i lumtur t’u përgjigjem pyetjeve që më janë bërë, por nuk do të ketë surpriza, pasi qëndrimi është i njëjtë me atë që diskutuam përpara verës. Besoj se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria duhet të vlerësohen në mënyrë të pavarur sepse janë dy vende të ndryshme me probleme të ndryshme dhe progres të ndryshëm. Unë tregova më herët se shkalla e progresit në Maqedoni është e madhe se në Shqipëri”, është shprehur ministri.
Sipas Blok, Shqipëria është një rast tjetër kur krahasohet me Maqedoninë.
“Unë mendoj se Shqipëria do të jetë në gjendje të hapë negociatat sa më shpejtë që të plotësojë kriteret. Por nuk është ende momenti”, ka deklaruar Blok.
Në Komision ka pasur debate edhe sa i përket faktit nëse Holanda do të jetë e vetme në qëndrimin bllokues ndaj Shqipërisë. Blok ka deklaruar se i takon secilit vend anëtar të japë mendimin e tij për zgjerimin.
“Herën e fundit që Këshilli vendosi për këtë (çështje) ishte përpara një viti dhe Holanda, Franca dhe Danimarka ishin shtetet që mbajtën këtë qëndrim. U takon shteteve që të tregojnë pozicionin e tyre”, ka thënë ministri holandez.
Në qershor të këtij viti, në Parlamentin e Holandës u votua një mocion që i kërkon qeverisë të bllokojë hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në BE për vitin 2019.
Vetë ministri Blok do të deklaronte se Shqipëria nuk ka arritur rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe se rekomandimi i Komisionit Evropian për hapjen e negociatave të anëtarësimit është i parakohshëm.
Ai shtoi se Shqipëria nuk ka plotësuar kriterin e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBanesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
“Armën e kisha përpara”, i akuzuari Andi Pajaziti rrëfen detajet për vrasjen në “Bon Vivant”
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Krasniqi thotë se asnjëherë s’ia ndaloi KFOR-i shkuarjen në veri
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
"Firmosëm shkresën serbe", dëshmitë e dy shqiptarëve që u dëbuan nga Serbia
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova