LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Qeveria përpiqet që t’i hesht mediat

OBRM-PDUKM: Qeveria përpiqet që t’i hesht mediat

Nëpërmjet një njoftimit të partisë opozitare maqedonase OBRM-PDUKM thuhet se “i amnistuari Zaev është i frikësuar për shkak se korrupsioni dhe paaftësia e qeverisjes së tij janë temë kryesore në media. Pikërisht për këtë po përpiqen që me çdo kusht t’i heshtin mediat”.

“Banda kriminale në pushtet frikësohet nga e vërteta e qeverisjes së vet dhe për këtë shkak kryen trysni dhe kërcënon mediat”, thonë nga OBRM-PDUKM, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas OBRM-PDUKM-së, deputeti dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i LSDM-së, Aleksandar Kiracovski e padit drejtorin e ‘Prva republika’ për një tekst të publikuar në portalin ‘Republika’ dhe se gjithë krerët shtetërorë paralajmëruan padi për redaktorin e portalit ‘Infomaks’, Aleksandar Mitovski të cilit ju ngrit aktpadi për publikimin e , siç thonë nga OBRM-PDUKM, aferës më të madhe kriminale në historinë e Maqedonisë.


Ata shtojnë se Më herët, gazetarët janë thirrur për biseda nga ana e pushtetit.

“OBRM-PDUKM dënon sulmin ndaj mediave, sulmin ndaj lirisë së fjalës. Liria e medias dhe liria e shprehjes janë një ndër parimet e BE-së ku Maqedonia po synon të anëtarësohet. Zaev në përpjekje që ta mbrojë krimin e rrezikon të ardhmen e gjithë qytetarëve të Maqedonisë”, thuhet në kumtesën e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandant Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

“Edhe po të vritem nuk flas pa mu prezantuar dokumenti”- Tara vazhdon të refuzoj t'u përgjigjet pyetjeve të prokurores në Hagë

Drejtësi
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

​Ku mbesin votat e partive që nuk e kaluan pragun?

Lajme
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Kalo në kategori