LAJMI I FUNDIT:

Osmani në Deçan zotohet për t’ua kthyer shpresën të rinjve

Osmani në Deçan zotohet për t’ua kthyer shpresën të rinjve

Gjatë një tubimi elektoral në Deçan, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të shtunën se me programin e saj qeverisës do ta kthejë shpresën tek të rinjtë për të qëndruar në atdheun e tyre.

“Kam ardhur për ta konfirmuar çlirimin e Kosovës nga qeverisja që ia ka zënë shtetit frymën. Nga qeverisja që e ka ngulfatur vendin, duke ia lënë rinisë vetëm një shteg, shtegun e ikjes nga Kosova. Më 6 tetor, nga besa që e morën në vendin e Lidhjes në Prizren, por të cilën po e shoh edhe këtu në Deçan, do të vijnë ditë të mira për rininë, për të qëndruar krenarë në vendin e tyre”, ka thënë Osmani.

Ajo pohoi se besimi në LDK-në është besimi në rikthimin e shpresës së humbur nga rinia jonë e mrekullueshme. “Duke e marrë këtë besim për LDK-në ju do ta siguroni një të ardhme për fëmijët tuaj. Vetëm fitorja e thellë e LDK-së e çon PDK-në dhe të korruptuarit në opozitë. Vetëm fitorja e LDK-së Kosovës ia hap dyert e miqve shpëtimtarë”, pohoi Osmani.


Ajo tha se jam e nderuar që sot jam në Deçanin piktoresk të Sali Çekaj, të heroit tonë, i cili i vuri themelet e kushtetutshmërisë së Kosovës në Deçan dhe çdokund tjetër dhe me bashkëluftëtarët e tij, me Agim Ramadanin, me Anton Qunin, Ibish Mazrekun dhe të tjerë që i kemi sot këtu, zhvilluan Betejën e lavdishme të Koshares.

“Nder i veçantë që gjendem në qytetin e Tahir Zemajt, i cili udhëhoqi betejën e Loxhës, njeri simbol i këtij qyteti, familja e të cilit dha gjithçka për këtë vend. Daçani kishte trima gjatë luftës dhe ata që e luftuan krimin pas luftës. Sepse Deçani nuk e përjetoi vetëm tmerrin e luftës dhe dëshmi për këtë i kemi njerëzit e shumtë që LDK-ja i ka humbur, si pasojë e frikacakëve, të cilët na qëllonin pas shpine. Respekt për familjen Zemaj dhe respekt për gjithë luftëtarët e krimit të pasluftës, sidomos për Sebahate Tolajn dhe Isuf Haklajn dhe njerëzit e tjerë të cilët kundërshtuan logjikën e krimit të cilën disa njerëz tentonin ta instalonin në vendin tonë”, tha Osmani.

Në tubimin në Deçan, Osmani kishte disa mesazhe edhe për kundërkandidatin e tij që vjen nga ky qytet. “Dua t’i dëshmojë edhe kundërkandidatit tim që vjen nga Deçani, i cili për dy vjet e mbyti shpresën e daçanasve dhe të gjithë Kosovës. Dua t’i them nga këtu se përkundër keqqeverisjes nga ai dhe partnerët e tij, ky vend nuk thyhet dhe nuk përkulet. Duke hartuar lista me veteranë të rrejshëm, më së shumti i dëmtuan luftëtarët e vërtetë. Me këto lista të rrejshme nuk mund të blihet vullneti i qytetarëve të Kosovës”, tha Osmani.

Në fund të tubimit, nënkryetarja e LDK-së dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani, ka cituar një letër të patriotit Jusuf Gërvalla që ia kishte dërguar nënës Ajshe, në të cilën thoshte se ”rruga e nderës është më e zorshme, por është e vetmja rrugë e vërtetë për njeriun”.

“Zotohen dhe betohem para jush, qytetarë të nderuar se rruga e nderës është ajo e vetmja që do ta ndjek”, tha në fund Osmani.

Në trend

Më shumë
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Ushqimi për FSK-në - flet ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci

Lajme

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori