LAJMI I FUNDIT:

Gerrard flet për Grezdën: Biseduam në sy si burrat, mund të largohet në huazim

Gerrard flet për Grezdën: Biseduam në sy si burrat, mund të largohet në huazim

Eros Grezda nuk po kalon aspak momente të mira tek skuadra skoceze Rangers.

Lojtari ishte dërguar të luante me ekipin e të rinjve, por e pështyu një kundërshtar veprim që i ka kushtuar shtrenjtë atij.


Klubi ka vendosur ta dënojë dhe këtë e ka konfirmuar trajneri i Rangers, Steven Gerrard.

Anglezi ka deklaruar se ka biseduar me Gerrardin në sy, në një bisedë burrash sipas tij ku shqiptari mund të largohet në huazim.

“Ne kemi marrë një kërkesë huazimi për Grezdën në dy ditët e fundit. Bordi drejtues po e shqyrton”, deklaroi fillimisht Gerrard, ofertë që besohet se është nga skuadra e Katarit, Al-Sadd.

“Për Grezdën kemi marrë një masë disiplinore dhe do t’i mbërrijë letra nga klubi shumë shpejt”.

“Ia kam thënë në sy se çfarë duam të bëjmë në këtë aspekt. Tani klubi do t’i shkruajë në rrugë zyrtare dhe pastaj është në dorën e tij të vendosë nëse e pranon apo do ta apelojë”.

“Ne kishim një bisedë burrash, privatisht, dhe unë i thashë se çfarë mendoja për incidentin. Ai më tregoi versionin e tij dhe unë i shpjegova se si kishte vendosur klubi ta dënonte në aspektin financiar”.

“Tani është në dorën e tij. Ai duhet të marrë një vendim kur t’i mbërrijë letra. Nuk i kam thënë se ai nuk do të luajë më për klubin, por që do të ndëshkohej”, përfundoi Gerrard në konferencën për shtyp të Rangers.

Kujtojmë që Grezda iu bashkua skuadrës së madhe skoceze edicionin e kaluar nga ekipi kroat NK Osijek. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Xabi Alonso mund të prishë planet e Barcelonës në Ligën e Kampionëve 2024/25

Liga e Kampionëve
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit

La Liga
Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Robin Krasniqi dominues ndaj Jorge Silvas, fiton me pikë pas dhjetë raundesh

Boks
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

“Nëse jemi këtu, është për shkak të tij”, Ancelotti i jep merita top yllit të ekipit për suksesin e Real Madridit

La Liga
Kalo në kategori