LAJMI I FUNDIT:

Turistet japoneze “shokohen”, pasi iu erdhi fatura 430 euro për dy pjata makarona me peshk

Turistet japoneze “shokohen”, pasi iu erdhi fatura 430 euro për dy pjata makarona me peshk

Iu ka “rënë rëndë” dy turisteve japoneze ngrënia e një dreke në një lokal në qendrën historike, Romë.

Kur kamerieri iu solli faturën, turistet mbetën të shokuara kur panë në fund të saj se duhet të paguanin 429 euro dhe 80 centë vetëm për dy pjata makarona me fruta deti dhe ujë.

Fatura u shpërnda me shpejtësi të madhe në internet dhe pas saj erdhi dhe reagimi i menjëhershëm i pronarit të lokalit.


“Menyja e lokalit është shumë e qartë, gjithçka është e shkruar dhe e detajuar, mjafton të shohësh çmimet, asnjë pjatë me makarona nuk shkon më shumë se 16 euro. Për të paguar atë shifër vajzat do kenë marrë dhe peshk që tek ne është i freskët. Klienti e zgjedh dhe ne e gatuajmë”, deklaroi për mediat pronari i lokalit.

Një gjë tjetër që të bie në sy në faturën e kripur është dhe një bakshish i caktuar prej 80 eurosh për të cilin pronari i lokalit thotë që nuk është i detyrueshëm, por që varion nga 10-20% të faturës.

Ndërkohë në rrjet kanë shpërthyer kritikat ndaj restorantit, ndërsa theksohet se edhe në Tripadvisor vlerësimet për këtë restorant janë negative

Në trend Botë

Më shumë
Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Protestuesit hebrenj hyjnë me dhunë në ‘Trump Tower’ në New York

Amerika
Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Studentët me protestë masive më 15 mars në Beograd, Vuçiq angazhon policët e pensionuar nga Kosova 'për t'iu kundërvë atyre'

Serbia
Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Rusia 'paraqet listën e kërkesave' për marrëveshje për t'i dhënë fund luftës

Evropa
Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Trump shpreh besimin se SHBA do të aneksojë Grenlandën

Botë
Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Armenia dhe Azerbajxhani bien dakord për t'i dhënë fund konfliktit të gjatë dekadash

Botë
Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Rusët i sulmojnë me raketë, ukrainasit aktivizojnë sistemin gjerman IRIS T – momenti kur interceptohet dhe shkatërrohet raketa

Evropa
Kalo në kategori