LAJMI I FUNDIT:

Gjyqtari Sali Berisha mbetet në paraburgim

Gjyqtari Sali Berisha mbetet në paraburgim

Departamenti Special i Gjykatës së Apelit, ka njoftuar se e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës, të pandehurit S.B., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji.

Në këtë mënyrë, Apeli e ka lenë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, të datës 20.09.2019, sipas të cilit kjo masë do të zgjas deri më 19.10.2019

Sipas kësaj gjykate, S.B. po dyshohet nga ana e prokurorisë se ka kryer veprat penale: “Shpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtarë nga neni 414 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve” nga neni 374 par.1 i po këtij kodi.


Gjykata i cakton një muaj paraburgim gjyqtarit Sali Berisha
Lexo po ashtu Gjykata i cakton një muaj paraburgim gjyqtarit Sali Berisha

“Gjykata e Apelit gjeti se gjykata e shkallës se parë, drejtë ka vlerësuar se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri i ka kryer veprat penale në fjalë, ka bazë ligjore për caktimi e paraburgimit ndaj ti, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale, ngase ka arsye për të besuar se po të gjendet në liri, ai mund të ikë ose arratiset, më qëllim të shmangies se procedurës penale, apo të ndikoj në prova ose dëshmitarë dhe në këtë formë të pengoj rrjedhën normale të saj”, thuhet në njoftimin e bërë Gjykata e Apelit ./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Ftesa e presidentes për liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, deklarohen nga AAK

Mirjeta Hajzeraj
Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Konfirmohen 19 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Lajme
Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Rama vazhdon me publikimin e videove nga plazhet: Pamje nga Himara, Borshi, Jala e Dhërmiu – ku gjen pushues nga e gjithë bota

Lajme
Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Policia kërkon bashkëpunim për identifikimin e një personi

Kronika e Zezë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori