LAJMI I FUNDIT:

Pompeo akuzon regjimin sirian për sulme kimike

Pompeo akuzon regjimin sirian për sulme kimike

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, e akuzoi regjimin sirian për përdorim të gazit të klorit në një sulm kundër rebelëve në verilindje të Sirisë.

Pompeo tha se sulmi – në kundërshtim me konventat që e ndalojnë përdorimin e armëve kimike – ka ndodhur në provincën Latakia, më 19 maj.


“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë t’i bëjnë presion regjimit tinëzar të (presidentit sirian, Bashar) al-Assad, për t’i dhënë fund dhunës së drejtuar kundër civilëve sirianë”, tha Pompeo.

Ai tha se Qeveria siriane ka përdorur armë kimike çdo vit nga 2013-ta, kur Damasku i është bashkuar konventës ndërkombëtare që e ndalon përdorimin e tyre.

Edhe ekspertët ndërkombëtarë e kanë fajësuar Sirinë për disa sulme me armë kimike në vitet e fundit.

Damasku, i mbështetur nga Rusia, e ka mohuar përfshirjen në sulme të tilla dhe për to i ka fajësuar luftëtarët rebelë.

Lufta civile në Siri ka nisur qysh në mars të vitit 2011.

Gati gjysmë milioni njerëz janë vrarë dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.

Rusia dhe Irani i kanë ofruar mbështetje të madhe Assadit gjatë gjithë luftës, ndërsa Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë mbështetur grupe të ndryshme rebele. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Cili është objektivi i radhës i Rusisë?

Evropa
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Australia njofton për një paketë tjetër ndihma ushtarake prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën

Evropa
Kalo në kategori