LAJMI I FUNDIT:

Reportazh nga Shqipëria e viteve 1960: Se kështu na mëson Partia!

Reportazh nga Shqipëria e viteve 1960: Se kështu na mëson Partia!

Kur Shqipëria kishte prishur raportet me Bashkimin Sovjetik dhe kur nis “vëllazëria” shqiptaro-kineze, një televizion belg ia del të futet në Shqipëri për të bërë një reportazh.

Reportazhi synon të shfaq pamje nga jeta normale e shqiptarëve të atyre viteve. Por, në fakt, të shumtën e herëve paraqitet jeta të cilën regjimi i egër komunist donte t’ia ofronte të huajve: fytyrat e buzëqeshura, njerëzit e lumtur, gostitë, propagandën, devotshmërinë ndaj komunizmit, Partisë së Punës dhe Enver Hoxhës, urrejtjen ndaj Titos, si dhe “zhvillimin” e vendit.


Por, një perëndimor nuk mund të mos e vërejë varfërinë (mahnitjen pas trenit), izolimin (shtetin me vetëm pesë ambasada), indoktrinimin nga dogmat komuniste (fëmijët që në fjalët e para duhet të mësojnë të thonë: “Rrnoftë Enver Hoxha”), shtetin ushtarak ku secili është i gatshëm për luftë, punët me mjete primitive, maninë ndaj Stalinit dhe socrealizmit, kryeqytetin me pak makina që duhet të lëvizin me shpejtësinë deri në 30 kilometra në orë, dhe përcjelljet nga policia sekrete. /Telegrafi/

Në trend Kultura

Më shumë
“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

“Medea” si bazë e tragjedisë apo vetë pasoja e një gruaje

Teatri
Historia e fisit Shala

Historia e fisit Shala

Kulture
NËNA DHE DJALI

NËNA DHE DJALI

Poezi
Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Revolucioni i vitit 1821 në Greqi, ishte revolucion i shqiptarëve!

Kulture
Petro Marko, gjuha dhe stili

Petro Marko, gjuha dhe stili

Analiza
Jeta në komunizmin shqiptar

Jeta në komunizmin shqiptar

Kulture
Kalo në kategori