LAJMI I FUNDIT:

Dibranët kundër koncesionit për peshkim tregtar në Liqenin e Dibrës

Dibranët kundër koncesionit për peshkim tregtar në Liqenin e Dibrës

Dibranët pajtohen që Liqeni i Dibrës të jepet nën koncesion për peshkim rekreativ, por janë kategorikisht kundër dhënies së koncesionit edhe për peshkim tregtar.

Sipas Dritan Bockut, kryetar i Shoqatës sportive të peshkimit “Trofta”, ky është qëndrimi i shprehur në takimin që shoqata e ka organizuar me anëtarët, përfaqësuesit e organizatave qytetare ndërsa në të cilën ka marrë pjesë edhe kryetari i komunës Hekuran Duka, i cili ka dhënë mbështetje maksimale.

Takimi ka vijuar pas thirrjes publike të shpallur për ndarje të koncesionit të peshqve për kryerje të peshkimit tregtar dhe për organizim të peshkimit rekreativ të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.


“Nuk jemi kundër të jepet koncesion për peshkim rekreativ, por kategorikisht jemi kundër për peshkim tregtar. Koncesioneri paraprak, në çka shpesh herë kemi paralajmëruar, aspak nuk i ka respektuar obligimet dhe rregullat për koncesion dhe në periudhën prej gjashtë viteve deri në maksimum e varfëroi fondin e peshkimit të liqenit. Plotësisht nga gushti i vitit të kaluar liqeni nuk ka koncesioner dhe qytetarë të pandërgjegjshëm nga komunat Dibër dhe Qendra e Zhupës, e varfëruan liqenin. Për shkak të asaj ka nevojë prej së paku katër-pesë vjet të ndërpritet peshkimi tregtar me qëllim që të kthehet epiteti i mëparshëm i liqenit të pasur me fond të peshkimit”, thotë Bocku.

Ai paralajmëroi nënshkrim të peticionit i icli do të dorëzohet deri te kompetentët ndërsa nuk përjashtohet kundërshtimi të shprehet edhe përmes protestës.

“Kryetari i komunës Duka jep mbështetje të tërësishme dhe beson se Ministria do ta marrë parasysh kërkesën sepse kjo është në interes të komunës. Paralajmëroi aktivitete të pushtetit lokal në drejtim të prezantimit të argumenteve me të cilat Ministria do të bindet se në Liqenin e Dibrës duhet të sillet moratorium për peshkim sportiv”, shton Bocku.

Kooperativa bujqësore “Trofta e Ohrit” nga Struga koncesionin e Liqenit të Ohrit për periudhën prej gjashtë viteve e fitoi në muajin gusht të vitit 2012. Para koncesionerëve strugan ishin PSD “Trofta” dhe shoqata ekologjike “Deshat”, por ata nuk mundën të konkurojnë për shkak të mjeteve të larta të nevojshme për koncesion (30.000 euro). Paraprakisht koncesioner i liqenit ishte Hidroelektrana “Shpile”.

Në trend Lajme

Më shumë
Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Në vendkalimin kufitar Muriqan, policia sekuestron gati 700 mijë euro të fshehura në dyert e veturës

Lajme
Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Detaje nga dosja: Viktimat e të pandehurit kishin lënë një takim para vrasjes në Klinë, një familjar tha se 'do të marrë hak'

Drejtësi
Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Raportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump

Lajme
​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

​Kuvendi i Kosovës zgjidh problemin me punëtorët e mirëmbajtjes së objektit

Lajme
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit

Lajme
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
Kalo në kategori