Ashtu si shpikjet e tjera të mëdha në historinë e njerëzimit, teknologjia ka ndryshuar plotësisht jetën tonë në një mënyrë që kurrë nuk do ta prisnim. Ajo krijoi një botë krejt të re, ndryshoi perceptimin tonë, zakonet tona dhe solli mundësi të pafundme. Me kalimin e kohës, ne po mbështetemi tek teknologjia edhe më shumë, aq sa nuk mund ta imagjinojmë të jetojmë dot pa të.
Si ndryshoi teknologjia mënyrën se si ne perceptojmë dhe krijojmë art
Arti abstrakt dhe dixhital, risitë e ndryshme, metodat, teknikat dhe tendencat e reja kanë ndryshuar botën e artit dhe kulturës. Sidoqoftë, gjatë dekadave të fundit, arti dhe teknologjia janë bërë më të lidhura se kurrë më parë dhe telefonat inteligjentë luajtën një rol të madh në këtë proces.
Kamerat telefonike zhvillohen dhe përmirësohen vazhdimisht, duke ofruar karakteristika të reja dhe cilësi më të lartë me çdo model të ri që del në treg. Këtë vit, Samsung krijoi kamerën e parë rrotulluese të trefishtë 48 megapixel në botë në serinë e tyre të fundit Galaxy A, e cila nuk mund të krahasohet me asnjë kamerë smartphone deri më tani. Gjithashtu, Samsung Note10 e re është renditur si pajisja më e mirë për sa i përket cilësisë së imazhit, falë Night Mode të azhurnuar dhe veçorive të përmirësuara të kamerës. Përveç kësaj, përdoruesit mund të kontrollojnë nga distanca kamerën me revolucionarin S Pen, duke ndryshuar modalitetet, afruar apo larguar imazhin, duke lëvizur midis kamerave të përparme dhe të pasme dhe duke i shtuar kornizës së fotos apo videos vepra arti personale.
Për më tepër, Galaxy Tab S6 i ri i Samsung është krijuar për të funksionuar si një pajisje e besueshme për të gjithë krijuesit. Artistja dhe fotografja Coco Capitán, tepër e dashur në pasarelat e modës, përdor këtë pajisje inovatore, të përshtatshme për stilin e saj të jetesës në lëvizje, që i lejon asaj ta mbajë atë me lehtësi me njërën dorë, teksa skicon një koncept që mund të shndërrohet në fotografi ose në një pikturë të madhe
Këto pajisje me të vërtetë ndryshuan perceptimin tradicional të fotografisë, krijimin e filmave dhe arteve pamore, pasi ato e bënë krijimin dhe shijimin e artit shumë më të lehtë dhe më të arritshëm.
Si ndryshoi teknologjia mënyrën se si shkëmbejmë njohuri
Teknologjia transformoi mënyrat e edukimit dhe metodat e të mësuarit. Në të kaluarën, gjetja e informacionit dhe studimi ishin procese të gjata dhe të vështira. Në ditët e sotme, teknologjia ju sjell informacione të gjithëve më shpejt se kurrë, duke e bërë edukimin më të arritshëm.
Për shembull, studimi që Samsung publikoi në IFA 2019 tregon se 73% e europianëve pretendojnë se TV ka përmirësuar aftësitë e tyre të jetës – qoftë kjo për të mësuar një gjuhë të re, për të provuar një sport të ri apo për të bërë punë vullnetare. Evolucioni i televizorit, si në aspektin e përparimeve teknologjike, siç është teknologjia 8K, si dhe përmbajtjes me cilësi të lartë, të larmishme në dispozicion sot, ka një ndikim të prekshëm në shumë aspekte të jetës së konsumatorëve.
Përveç televizorit, gjithçka që i duhet njerëzve për të mësuar dhe eksploruar gjëra të reja është një laptop ose një smartphone, dhe një lidhje e fortë me internetin.
Për fat të mirë, kompanitë e teknologjisë si Samsung janë duke punuar vazhdimisht për përmirësimin e shpejtësisë dhe aksesit të rrjetit të tyre, dhe rezultati i këtyre përpjekjeve është lidhja më e fundit 5G. Falë shpejtësisë së saj ultra të lartë, si dhe lidhjes së besueshme dhe të qëndrueshme, përdoruesit në të gjithë botën mund të përdorin internetin pa probleme, duke kryer punët e tyre edhe në lëvizje.
Si ndryshoi teknologjia mënyrën se si jetojmë
Me kalimin e viteve, teknologjia ka krijuar mundësi të panumërta të cilat praktikisht kanë ndryshuar mënyrën e funksionimit të gjërave. Për shembull, me fshesat me korrent robot të Samsung, përdoruesit do të jenë në gjendje të shijojnë ditën, duke e lënë ndihmësin e tyre të vogël të bëjë pastrimin e plotë. Ai do të llogarisë rrugën më të efektshme, duke arritur të pastrojë në të gjitha vendet e vështira dhe në zonat që i shpëtojnë pastruesve me korrent tradicionalë, si nën shtretër ose mobilje të tjera.
Për më tepër, ka disa risi në kuzhinë që ndihmojnë në uljen e nivelit të mbeturinave që prodhohen në shtëpi. Në sajë të partneritetit me Whisk, një zhvillues i platformës inteligjente të ushqimit, Samsung prodhon pajisje të tilla si listat inteligjente të pazarit në frigoriferët e saj Family Hub, duke mundësuar një përvojë gatimi më të këndshme dhe të përgjegjshme për mjedisin për të gjithë familjen.
Dekada e parë e shekullit 21 solli një evolucion të shpejtë të teknologjisë në shtëpitë dhe jetët tona dhe ajo vazhdon të ndryshojë mënyrën se si jetojmë. Mbetet për t’u parë se çfarë do të na sjellë e ardhmja, por një gjë është i sigurt – bota në 10-30 vitet e ardhshme do të jetë shumë më ndryshe nga ajo e sotmja.
Siç përmendet dhe më lartë, Samsung Electronics këtë vit feston përvjetorin e tij të 50. Përveç inovacioneve dhe teknologjisë, kujdesi për konsumatorët dhe nevojat e tyre në të gjithë botën ishte në thelb të misionit dhe vizionit të Samsung që nga fillimi i hershëm. Kjo është pikërisht arsyeja pse kompania vendosi ta festojë këtë përvjetor në Shqipëri duke dhuruar teknologjinë dhe produktet e saj inovative për ata që kanë më shumë nevojë, për ta bërë jetën e tyre më të lehtë dhe më funksionale. Punonjësit e kompanisë do të marrin pjesë në një sërë aktivitetesh vullnetare, duke dhënë kontributin e tyre për shoqërinë lokale.
Përpos aktiviteteve të Pëgjegjësisë Sociale të Korporatës, kompania vendosi të festojë këtë përvjetor të rëndësishëm duke ofruar përvojën e përdorimit, të parën e llojit të saj, dhe duke befasuar klientët vendas me ulje të fantastike dhe ofertat më të mira të shërbimeve çdo javë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor
Spotify nënshkruan një marrëveshje të re për të zgjeruar ofertën e librave audio
Android 16 i zhbllokuar për disa përdorues: Çfarë dimë deri tani?
"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale
Startupi italian zhvillon një pajisje inteligjente që e kthen telefonin tuaj në një instrument muzikor
Pse qentë robotë po patrullojnë në resortin Mar-A-Lago të Donald Trump?
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze
Virtual Teacher - aplikacion edukativo arsimorë në gjuhën shqipe
Specifikat e telefonit të ri të Motorola, Moto G62
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje