LAJMI I FUNDIT:

Në Shkup 12 aksidente, lëndohet rëndë një këmbësor

Në Shkup 12 aksidente, lëndohet rëndë një këmbësor

Një këmbësor është lënduar rëndë në një prej gjithsej 12 aksidenteve që kanë ndodhur gjatë ditës së kaluar në rajonin e qytetit të Shkupit. Në gjashtë aksidente lëndime të lehta trupore kanë marrë gjashtë persona, ndërsa në pesë është shkaktuar dëm material.

Nga SPB Shkup informojnë se dje policia rrugore ka sanksionuar 36 shoferë të cilët e kanë drejtuar automjetin më shpejtë se e lejuara, ndërsa nga komunikacioni janë përjashtuar katër shoferë nën ndikimin e alkoolit, 22 shoferë para të marrin të drejtën për të vozitur automjet motorik, si dhe dy automjete teknikisht të parregullta dhe 18 automjete të paregjistruara.


Janë sanksionuar edhe nëntë shoferë të cilët kanë kaluar në udhëkryq në dritën e kuqe, katër shoferë të cilët nuk u kanë dhënë përparësi kalimi këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, gjashtë shoferë për rreshtim të parregullt, dy shoferë për parakalim të parregullt, pesë shoferë për mosmbajtjen e rripit të sigurimit, si dhe nëntë shoferë të cilët e kanë shfrytëzuar telefonin celular gjatë vozitjes.

Dje janë sanksionuar edhe 13 këmbësorë të cilët kanë kaluar jashtë vijave të shënuara për ta dhe një këmbësor i cili ka kaluar në dritë të kuqe të semaforit. Janë sanksionuar edhe dy shoferë të motorit, motoçikletës dhe mopedit të cilët nuk mbanin helmetë mbrojtëse./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Pahor po përgatit një draft për dialogun Kosovë-Serbi, fillimisht dëshiron të koordinohet me Borrellin dhe vendet e QUINT-it

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Mbi 1600 persona të zhdukur nga lufta, Rohde thotë se në tri vitet e fundit nuk është bërë asnjë progres si shkak i bllokadës politike

Lajme
Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Sa realist është anëtarësimi i Kosovës në KiE?

Lajme
Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Masakra në Mejë “Srebrenica e Kosovës” - thirrja më e fuqishme e Kosovës për drejtësi

Lajme
Kalo në kategori