Hetimi ka përfunduar, vijon ekspertiza në dëshmitë për rastin “Haraçi”
Afera “Haraçi” është test thelbësor për sistemin e shtetit juridik dhe duhet të zgjidhet në mënyrë esenciale deri në fund, jo për shkak të Evropës, por, para së gjithash, për ne vetë. Nuk guxojmë t’i tolerojmë ndikimet eventuale anësore pa dallim nga cila anë vijnë.
Këtë mesazh dje e ka dhënë presidenti Stevo Pendarovski në Sesionin e tretë plenar të Konventës kombëtare për Bashkimin Evropian në Republikën e Maqedonisë së Veriut, që mbahet në Kuvend.
Pendarovski si zhgënjyes e përmendi situatën që nga pavarësia e vendit e deri më sot ka shumë paragjykime për raste për korrupsion të lartë dhe sanksione të shqiptuara adekuate.
Prokuri publik Ljubomir Janevski, dje deklaroi se procedura për ndriçimin e aferës së quajtur “Haraçi”, po shkon në mënyrë gjithpërfshirëse, pa ndikime anësore me sigurimin e dëshmive relevante kundër të involvuarve në veprimet juridike penale.
Joveski në panelin “Si kundër korrupsionit” në suaza të Sesionit të tretë plenar të Konventës nacionale për BE në Republikën e Maqedonisë së Veriut, u përqendrua në luftën kundër korrupsionit, Joveski tha se ai fenomen e bren çdo shoqëri dhe prandaj është e domosdoshme përballja efikase dhe atë jo vetëm, siç theksoi, për shkak të Brukselit apo aspiratave euroatlantike. por për shkak nesh, për shkak të qytetarëve dhe për shkak të shtetit.
Ish-prokuroja speciale Katica Janeva, e cila është e dyshuara e tretë në rastin “Haraçi”, pasdite me automjet policor dhe me shoqërim nga INP Burgu Shkup, ku edhe vuan masë paraburgimi, është sjell ne Prokurorinë e Përgjithshme për krim të organizuar dhe korrupsion.
Janeva e shfrytëzoi të drejtën për të kryer shqyrtim në dëshmitë për rastin “Haraçi”, i cili ka zgjatur më shumë se tre orë. Pastaj me automjet policor dhe shoqërim është kthyer në burg. Avokatët e saj Irena Fërçkovska dhe Delo Kadiev vazhduan me ekspertizën e dëshmive për rastin.
Kadiev pas daljes nga Prokuroria ka thënë se sot e kanë filluar rishikimin e dëshmive dhe se do të vazhdojnë edhe nesër, ndërsa me siguri edhe të hënën.
“Kemi filluar me mbikëqyrjen e dëshmive. Në disa pjesë ka qenë e pranishme edhe Katica Janeva dhe pastaj do të duhej të kthehet prapa në burgun e Shutkës. Ne kemi vazhduar deri vonë, por nuk arritëm të përfundojmë me të gjithë, do të vazhdojmë edhe nesër, ndërsa me siguri do të mbetet edhe për të hënën”, ka thënë Kadiev.
I pyetur pse Janeva është kthyer në burg, Kadiev ka thënë se burgu ka rendin e vet shtëpiak dhe se ata nuk kanë pasur asnjë vërejtje në atë dhe janë pajtuar të vazhdojnë si mbrojtës të tyre.
Prokurorja kompetente nga Prokuroria Themelore e Përgjithshme për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, Villma Ruskoska në fillim të javës nga analiza e përgjithshme të materialeve të mbledhura dhe fakteve verbale informoi se ka përfunduar procedura hetuese për “Haraçi” dhe po skadon afati prej 15 ditësh për shqyrtim te dëshmive për personat e parë të dyshuar dhe e drejta e mbrojtjes për të propozuar dëshmi në favor të të akuzuarve.
Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion rastin “Haraçi”, e hapi në korrik të këtij viti, kundër Bojan Jovanovskit – Boki 13 dhe Zoran Milevskit – Kiçeec, që më pas hetimi të përhapet edhe kundër Katica Janevës. Jovanovski dhe Janeva janë në paraburgim në burgun “Shkup” në Shutkë, ndërsa Zoran Mileski – Kiçeec me vendim të gjykatës prej të martën është dërguar në arrest shtëpiak./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A