LAJMI I FUNDIT:

Liderët e Ballkanit Perëndimor në mënyrë unanime thonë se Maqedonia e Veriut meriton nisjen e bisedimeve me BE-në

Liderët e Ballkanit Perëndimor në mënyrë unanime thonë se Maqedonia e Veriut meriton nisjen e bisedimeve me BE-në

Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, liderët aktual dhe ish-liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë unanime thonë se Maqedonia e Veriut e meriton nisjen e bisedime me BE-në dhe se secili vendim tjetër do të jetë negativ për rajonin.

“Për të ardhmen e Ballkanit kam përgjigje pozitive: Ballkani po ecë në drejtim të mirë, dhe kjo është рруга  që çon drejt BE-së dhe NATO-s. Ballkani është pjesë përbërëse e Evropës”, tha kryeministri Zaev në debatin ‘E ardhmja e integrimeve euroatlantike: Ka po shkon Ballkani Perëndimor’, njofton Telegrafi Maqedoni.

Zaevi në debatin ku merrnin pjesë liderë të Ballkanit Perëndimor tha se vendet e Ballkanit po avancojnë dhe po punojnë që të jenë pjesë e BE-së dhe në këtë mënyrë i pranojnë vlerat demokratike evropiane.


Liderët e pranishëm ishin Ektarina Zakharieva, ish kryetarët e Bullgarisë, Rosen Plevneliev dhe Petar Stojanov, ish kryeministrja dhe kryetari i Kroacisë, Jordanka Kosor dhe Ivo Josipoviq, dhe ish kryesuesi i Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Zlatko Lagmuxhija.

Zaev, siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, tha se Maqedonia e Veriut nuk ka çështje të hapura me fqinjët dhe kjo e bën Maqedoninë vend i vetëm në rajon pa konteste të hapura.

“Të gjitha pjesëmarrësit e debatit ishin unanimisht në qëndrimin e anulimi i datës për bisedime për Maqedoninë e Veriut do të dërgojë mesazh negativ për gjithë rajonin dhe se një vendim i tillë seriozisht heq motivimin për vendet e Ballkanit që të vazhdojnë ta mirëmbajnë dhe përforcojnë trendin e mirëmbajtjes së stabilitetit, përforcimit të demokracisë”, thuhet në njoftimi i shërbimit qeveritar për shtyp./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Një grua humb jetën pas rënies nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronika e Zezë
Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Dronë, helikopterë e “mbrojtje të mençur”, planet e partive për sektorin e sigurisë dhe mbrojtjes

Siguri
Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Gazetari serb: Lista Serbe është kanceri i qytetarëve serbë në Kosovë

Politikë
Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Specialja heq edhe disa dëshmitarë nga lista në rastin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Krasniqi: Me Bedri Hamzën kryeministër, Mitrovica do të jetë më e fortë, më e zhvilluar dhe më e mirë

Politikë
Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Gjykata Speciale i shpëton ngrirjes së fondeve amerikane

Drejtësi
Kalo në kategori