Institucionet nënshkruese të memorandumit për zgjedhje shprehen të gatshme për zgjedhjet parlamentare
Është mbajtur sot, tryeza e organizuar nga Prokurori i Shtetit me moton “Mbrojtja e Votës”, ku është diskutuar për angazhimin e përbashkët të (KQZ, PZAP, PSh, PK dhe KGjK).
Sipas njoftimit për media në këtë tryezë është diskutuar lidhur me përgatitjet e institucioneve, bashkëpunimin dhe bashkërenditjen e aktiviteteve për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat do të mbahen më 6 tetor 2019, si dhe për vetëdijesimin për parandalimin e manipulimeve të mundshme.
Koordinatorja Nacionale për zgjedhje në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, ka deklaruar se institucioni i Prokurorit të Shtetit, tashmë ka caktuar 100 prokuror së bashku me 7 koordinatorë rajonal, ku sipas saj do të monitorojnë gjithë procesin zgjedhor. Ajo ka potencuar se në rastet ku paraqiten problemet eventuale, do të ndërmerren të gjitha masat e nevojshme në bazë të kompetencave dhe Ligjit.
“Iu bëjë ftesë të gjitha institucioneve përkatëse, shoqërisë civile dhe mediave që të bashkëpunojnë ngushtë, para, gjatë dhe pas procesit të zgjedhjeve me Prokurorin e Shtetit, të paraqesin çdo parregullsi eventuale në mënyrë që të ndërmerren masat e nevojshme për parandalimin e keqpërdorimit të votës”, ka thënë ajo.
Ndërkaq, përfaqësues i Ambasadës Amerikane në Prishtinë, John Bush, u shprehë se SHBA-të, mbështesin projektin “Mbrojtja e Votës” si dhe inkurajojnë të gjithë për të raportuar parregullsitë eventuale.
Ndër të tjera në njoftim thuhet se përfaqësues të institucioneve tjera, kanë prezantuar planet e tyre lidhur me angazhimet e tyre, si dhe kanë deklaruar se të gjithë janë duke u marr me aktivitete të ndryshme, në bazë të kompetencave që ka secili institucion përkatës.
Koordinatorja nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Fatime Dërmaku, ka thënë se kjo është hera e parë që janë të përfshirë në zgjedhje 15 gjyqtarë, të cilët do ti mbulojnë të gjitha komunat, e që sipas saj do të jenë në gatishmëri t’i shqyrtojnë kërkesat e prokurorëve për caktimin e masave ndaj personave që kanë kryer vepra penale.
Po ashtu, Drejtori i operacioneve në Policinë e Kosovës, Afrim Ahmeti, ka thënë se Policia e Kosovës, janë të gatshëm të ofrojnë siguri, para, gjatë dhe pas procesit zgjedhor.
Ndërsa, Koordinator i panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, Mul Desku, është shprehur se deri më tani kemi pranuar 89 ankesa, prej të cilave 86 janë shqyrtuar, të cilat kanë të bëjnë me fushatën, si dhe ka theksuar se paneli është i gatshëm dhe po punon me kapacitet të plotë për shqyrtimin e ankesave.
Kryeshefi ekzekutiv i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Enis Halimi, u shpreh se përgatitjet për këto zgjedhje deri më tani janë duke shkuar mirë, duke shpresuar se do të kaloj i gjithë procesi pa ndonjë pengesë për procesin zgjedhor./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDriloni zgjedhet finalist, Xuxi: Si festivalet në Kosovë e në Shqipëri, gjithë dihen gjërat më herët
Vlogeri vizitoi “qytetin më të afërt me hapësirën” ajo se çfarë zbuloi ishte ‘tmerruese’: Nëse ferri ekziston, ky vend i afrohet
Driloni shpallet finalisti i parë i Big Brother VIP Kosova
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Skandal nga arabët në Superkupën e Spanjës: Kanë ngacmuar dhe 'prekur pa pëlqim' gratë e futbollistëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles