Grupit parlamentar CDU/CSU, i ka hapur dritën jeshile çeljes së negociatave për anëtarësim mes Shqipërisë dhe BE-s por duke vendosur 9 kushte, 6 prej të cilave lidhen me mirëfunksionimin e shtetit ligjor përmes organeve të drejtësisë.
Por sa realiste dhe të plotësueshme janë këto 9 kushte të Gjermanisë?. Top-Channel analizon faktorët dhe mundësitë reale përfshi kohën se kur mund të përmbushen ato.
1. Funksionimi i Gjykatës së Lartë dhe Gjykatës Kushtetuese, janë në krye të këtyre kërkesave. Gjykata Kushtetuese pritet të ngrihet brenda këtij viti me katër anëtarë fakt që e pohoi edhe më herët kreu KED Ardian Dvorani. Ngritja e Gjykatës së Lartë, sipas pritshmërive mund të ngrihet deri në fund të Dhjetorit. Pritet të shkojnë 3 gjyqtarë që vinë jashtë radhëve të gjyqësorit.
2. Miratimi i reformës zgjedhore, është kushti më i vështirë ndër 9 kushtet e vendosura. Testi i parë, për ta vendosur reformën në shinat e duhura, në konferencën e OSBE dështoi me sukses. Një gjetje gjuhe të përbashkët mes PD dhe PS për ndryshimet në kod, do të hasin rezistencë deri në miratim në parlament, ku duhet votat e opozitës së re, e cila kërkon ndryshim të sistem, për të cilin PD dhe PS s’janë të interesuara.
3. Implementimi i reformës zgjedhore renditet si kusht i tretë. Duhet të pritet viti 2021 kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme. Shkuarja në këto zgjedhje me kod të ri do të shënonte, përmbushjen e kësaj kërkese.
4 .Deputetët gjerman i kërkojnë Shqipërisë, ndjekje penale të gjykatësve dhe e prokurorëve që nuk e kanë kaluar provimin e Vettingut. Kjo mbetet e paparishikueshme në terma kohor, pasi do të jetë SPAK që do të hetojë dhe procedojë mëkatarët e drejtësisë që mbetën në rrjetën e vetingut. Deri më tani për asnjë nga 74 gjyqtarët dhe prokurorët që s’kaluan vetingut nuk është hapur një procedim penal.
5. I pesti kusht kërkon ndjekje penale të akuzuarve për shitblerjen në zgjedhje. Janë aktive dy hetime të njohura si “Dosja e Shijakut” dhe “Dosja e Dibrës” të cilat nuk kanë përfunduar ende. Vajtja e dosjeve në gjykatë dhe vendimi për të akuzuarit do të shënojnë plotësimin e këtij kushti, si dhe ngritja e mundshme e akuzave për krime zgjedhore para dhe pas 30 qershorit.
6. Gjermanët kërkojnë vënien në punë të prokurorisë speciale për luftimin e korrupsionit, SPAK. Ngritja e SPAK varet nga procesi vetingut të cilin nuk e ka përmbyllur ende 5 prokurorë që janë listuar për tu bërë pjesë e kësaj strukture. Në një prononcim të kërkuar nga TOP Channel, zyrtarisht KPK, tha se këta 5 prokurorë janë në proces verifikimi. Megjithatë sipas kreut të KLP, Gent Ibrahimi kjo strukturë pritet të ngrihet deri në Dhjetor.
7. Rezultate në luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, përfshirë edhe kapja dhe ndjekja penale e personave kyç të krimit, të të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj është një tjetër kusht”.
Dënimi i Saimir Tahirit për shpërdorim detyre nga gjykata e krimeve të rënda dhe vënia nën hetim e ish kryeprokurorit Adriatik Llalla deri diku mund ta plotësojë këtë kërkesë, por vijueshmëria e goditjes së korrupsionit në nivele të larta, në të ardhmen është testi vërtetë.
8. I teti kusht lidhet me sqarimin përfundimtar me vendim të Gjykatës Kushtetuese të ligjshmërisë së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019. Për aq kohë sa nuk është krijuar gjykata Kushtetuese dhe për aq kohë sa 30 qershori nuk është ankimuar nga presidenca apo partitë opozitare që nuk morën dhe morën pjesë në zgjedhje, plotësimi këtij kushti mbetet i paparishikueshëm.
9. Dhe kushti i 9 gjerman, përparime në reformën e administratës publike. Kjo lidhet tërësisht me vullnetin politik të kësaj qeverie, për të vijuar procesin e meritokracisë, në administratë larg të konsideruarit administrates, si një mundësi shpërblimi ndaj militantëve. /TCH/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje