LAJMI I FUNDIT:

Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Policia jep detaje për aksidentin në magjistralen Prishtinë – Gjilan

Katër persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur në magjistralen Prishtinë-Gjilan, më saktësisht në Kishnicë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Daut Hoxha ka thënë për Telegrafin se në aksident kanë qenë të përfshira tri automjete.


“Është raportuar se sot rreth orës 17:40 në Kishnicë në rrugën Prishtinë-Gjilan, është shkaktuar një aksident trafiku ku janë përfshirë tri automjete dhe katër persona kanë marrë lëndime trupore, njëri nga ta me lëndime më të rënda. Të lënduar janë përcjellë për trajtim mjekësor”, ka thënë ai.

Hoxha ka bërë të ditur se për shkak të aksidentit, rruga nacionale Prishtinë-Gjilan dhe anasjelltas është bllokuar deri në përfundim dhe vend-shikim dhe përfundimit të procedurave të nevojshme në vendin e aksidentit.

Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë - Gjilan
Lexo po ashtu Aksident i rëndë në magjistralen Prishtinë - Gjilan

Zëdhënësi Hoxha bëri apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të kenë kujdes gjatë vozitjes, dhe shpejtësinë e lëvizjeve së automjeteve ta përshtatin me kushtet dhe rrethanat në rrugë në mënyrë që të shmangen aksidentet e tilla./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Atentati ndaj vëllait të Aleksandar Jabllanoviqit, flet zëvendësdrejtori i PK-së në Mitrovicën e Veriut

Siguri
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Tragjedia në Shkodër, gjendet trupi i pajetë i fëmijës së dytë në lumin Buna

Lajme
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

​“Nuk ka asnjë emër që ka pushtuar botën më shumë sesa Skënderbeu”

Lajme
Kalo në kategori