LAJMI I FUNDIT:

Veton Berisha: Komuniteti egjiptian do të ketë shkollim më cilësorë e punësim në sektorin publik

Veton Berisha: Komuniteti egjiptian do të ketë shkollim më cilësorë e punësim në sektorin publik

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptase, Veton Berisha, ka shpalosur disa pikat e programit të kësaj partie.

Berisha, në “Dossier D” në RTV Dukagjini thotë se ai po kërkon votën e qytetarëve për një mandat të tretë për të vazhduar punët që i kanë lënë në gjysmë.


Ai thotë se në programin njëzet pikësh, PLE synon të përmirësojë jetën e komunitetit egjiptian që jetojnë në Kosovë, përcjell Telegrafi.

“Jemi të interesuar që fëmijët e këtij komuniteti të kenë një arsim cilësorë dhe askush të mos mbetet pa shkuar në shkollë. Jemi të interesuar edhe të rrisim nivelin e punësimit. Jemi po ashtu të interesuar të kemi përgjegjësi institucionale më tepër Edhe në ekzekutiv duam të marrim më shumë pozita në mënyrë që të bëjmë më shumë për komunitetin tonë”.

I pari i egjiptianëve të Kosovës, thotë se në aspektin arsimor do të bëjnë përpjekje që cdo fëmijë i këtij komuniteti të kyçet edhe në arsimin parashkollor në mënyrë që sipas tij të jenë të barabartë më nxënësit tjerë kur të fillojnë klasën e parë.

Ai thotë se tashmë ka të arritura në arsimimin e këtij komuniteti duke përmendur se pothuajse në çdo shkollë të mesme ata kanë nga 4-5 nxënës.

Sa i përket punësimit, Berisha thotë se komunitetit egjiptian i takon me ligj që të jenë të punësuar në 10% të shërbimit civil./Telegrafi/