LAJMI I FUNDIT:

Hajrizi: Rikthimi i Pejës, i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës

Hajrizi: Rikthimi i Pejës, i rëndësishëm për basketbollin e Kosovës

Rikthimi i Pejës në garat e elitës është një arsye dhe motiv, pse ky edicion pritet të jetë shumë interesant.

Verdhezinjtë kanë bërë shumë përforcime me lojtarë vendorë dhe të huaj, në mënyrë që të kenë një paraqitje sa më të mirë në Superligë.


Njëri nga basketbollistët kryesor padyshim është Drilon Hajrizi. Ai flet për synimet e Pejës në këtë edicion dhe rëndësinë që ka rikthimi i saj në elitë.

“Padyshim se, rëndësia është shumë e madhe. Besoj se Peja do t’i jep një shije të mirë basketbollit të Kosovës dhe është mirë për basketbollin e Kosovës që është rikthyer. Do të ketë më shumë derbi dhe më shumë shikues. Realisht ne kemi filluar më vonë përgatitjet dhe do të jetë një edicion i vështirë, sepse Peja ka pushuar për një vit”.

“Ka bërë shumë përforcime dhe ekipi duhet të komponohet. Fillimi do të jetë i vështirë. Por, mendoj se më shumë ka rëndësi si e përfundojmë se sa si e nisim. Shpresoj se do të kemi një stinor shumë të mirë në garat e elitës”, ka thënë Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Pejës i është hequr dënimi nga FIBA dhe mund të transferojë lojtarë. Pikërisht për këtë arsye mungoi vitin e kaluar në Superligë.

Në xhiron e parë, pejanët do të jenë mysafirë të Ponte Prizrenit në përballjen që zhvillohet të dielën nga ora 17:00.

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori