LAJMI I FUNDIT:

Durrës, shpërndahen ndihma ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti

Durrës, shpërndahen ndihma ushqimore për familjet e prekura nga tërmeti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, ishte sot në Durrës pranë disa familjeve të prekura nga tërmeti i fundjavës që shkoi.

Së bashku me përfaqësues të bizneseve të ndryshme dhe kryebashkiaken znj. Valbona Sako, ata shpërndanë ndihma të ndryshme ushqimore, fruta e perime dhe produkte të tjera të domosdoshme. Shumë familje, të cilave iu prishën banesat, janë strehuar përkohësisht në ambientet e Konvaleshencës.


“Gjej rastin të falenderoj të gjithë operatorët e biznesit ushqimor që u treguan të gatshëm në këtë situatë për të ndihmuar rreth 150 persona që janë strehuar këtu. Sot kemi sjell rreth 3 fugon me mallra të ndryshme. Kjo ndihmë është një shprehje shumë e bukur solidaritetit njerëzor që nuk ka munguar as kësaj radhe. Tërmetet janë emergjenca që lindin aty për ty, nuk i parashikojmë dot. Ne kemi detyrë të përgjigjemi menjëherë”, tha ministri Çuçi.

Më pas ministri dhe kryebashkiakja drekuan së bashku me banorët. Një ditë më parë ministri Çuçi ishte në Shkozet, për të parë nga afër dëmtimet nga tërmeti që kishin pësuar disa banesa të zonës. Në këtë fazë të parë të gjitha strukturat e emergjencave janë mobilizuar për të strehuar banorët dhe për t’iu siguruar gjithë ndihmën e domosdoshme. Ndërkohë nga ana tjetër në terren vijon puna bashkë me pushtetin lokal në vlerësimin dhe përllogaritjen e dëmeve të shkaktuara në banesa./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori