Presidenti serb Aleksandar Vuçiq është takuar sot në New York me kancelaren gjermane Angela Merkel, me të cilën kanë diskutuar për çështjen e Kosovën.
Pas takimit me Kancelaren gjermane Angela Merkel, siç raportojnë mediat serbe, përcjell Telegrafi, presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka thënë se “Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel, do të investojnë të gjithë energjinë dhe përpjekjen e tyre për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Evropë dhe për këtë arsye do të kërkojnë të bisedohet derisa të gjendet një zgjidhje për çështjen e Kosovës”.
Sipas presidentit serb, Gjermania dëshiron stabilitet në planin afatgjatë
“Biseda me kancelaren Merkel ishte jo vetëm e korrekt, por edhe e mirë dhe konkrete se cili është “hodogrami ” dhe si duhet të duket gjithçka nga dhjetori kur në Prishtinë formohet një qeveri e re”, tha ai.
“Nuk ka dyshim se Evropa dëshiron zgjidhjen e problemeve në Ballkanin Perëndimor dhe se Gjermania, si një fuqi udhëheqëse evropiane, e dëshiron kët dhe do të insistojë në këtë”, tha Presidenti Vuçiq, përcjell Telegrafi.
Ai tha se është i kënaqur me bisedën që kishte me kancelaren Merkel, njëra nga politikanet evropiane dhe botërore më me ndikim në botë.
“Unë munda ta shoh përcaktimin e saj për të zgjidhur gjërat në Ballkan në mënyrë paqësore”, tha Vuçiq.
Sipas tij, ‘Merkel, sikurse edhe shumë herë të tjera përsëriti pikëpamjen e saj se Kosova duhet të heqë taksat, gjë që është duke pritur e gjithë bota’.
“Dhe kur të ndodhë kjo, mendoj se plani dhe ideja e kancelares Merkel dhe presidentit francez Macron, që mund të dëgjoja edhe sot, është që të vazhdojmë bisedimet shpejt dhe të bëjmë një takim regjional, çfarë kishim kur Haradinaj e ‘minoi, në mënyrë që të fillojnë bisedime dhe dialog intensiv midis serbëve dhe shqiptarëve dhe të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq.
Takimi u mbajt me iniciativën e kancelarest gjermane, e cila, thotë Vuçiç, është “një udhëheqëse e shkëlqyeshme, siç tregon me vëmendjen që ua kushton vendeve të vogla dhe udhëheqësve të tyre”.
Ai tha se “Merkel gjithmonë ka energji të mjaftueshme, dhe përkundër asaj se ka angazhime të tjera të panumërta, ajo ka gjetur kohë për të diskutuar me ekipin e saj për Kosovën”.
“Kjo tregon se Evropa është ideja dhe projekti i saj, se dëshiron paqe dhe stabilitet në Evropë, se Gjermania dëshiron stabilitet në planin afatgjatë. Gjermania do të investojë gjitha forcën, përpjekjet dhe energjinë e saj për të ruajtur paqen dhe stabilitetin në Evropë. Prandaj do të kërkojë nga ne të bisedojmë e bisedojmë, derisa të gjejmë një zgjidhje. Jam i sigurt për këtë dhe kjo është gjëja më e rëndësishme për ta “, tha Vuçiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Koalicioni për Familjen në Vushtrri: Të përkushtuar për iniciativat ligjore dhe shoqërore në interes të qytetarëve
Apeli i Romës vendos sërish: 43 emigrantët në Gjadër të kthehen në Itali
Durmishi: Inspektorati i Tregut të analizojë çmimet e produkteve në gjashtë muajt e fundit, pastaj shohim si do të veprojmë tutje
FSK me bazë pranë Liqenit të Batllavës, Veseli: Siguri kundër sabotimeve, sikurse sulmi në Ibër-Lepenc
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
Aksident zinxhiror mes katër veturave dhe një autobusi te Zona Industriale, shtatë të lënduar
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e 29-vjeçarit në Malishevë, ngritet aktakuzë ndaj nëntë personave
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?