LAJMI I FUNDIT:

YouTube anulon planet e largimit të shenjave dalluese, që tregojnë se është një kanal i verifikuar

YouTube anulon planet e largimit të shenjave dalluese, që tregojnë se është një kanal i verifikuar

Susan Wojcicki është drejtoresha e përgjithshme në YouTube, që u ka kërkuar falje përdoruesve që kanë shumë ndjekës, për planet e verifikimit të kanaleve.

Disa ditë pasi u bë e ditur, se do të largojë shenjat që tregojnë për një kanal të verifikuar, shkaku i kundërshtimeve masive, është bërë e ditur se janë anuluar këto plane, transmeton Telegrafi.

“Kërkoj falje nga të gjithë shfrytëzuesit, sepse duke dashur të bëjmë ndryshime sa më të mira, e humbën kuptimin themelor. Derisa jam duke shkruar, po bëhen punime në avancimin e sistemit” ka shkruar Wojcicki.


Mësohet se sikur në të kaluarën, të gjithë ata që kanë nga 100 mijë ndjekës, do të kenë mundësi të verifikojnë kanalin e tyre. Procesi i aplikimit për verifikim, fillon sërish nga fillimi i muajit tetor.

Zëdhënësi i Google, ka bërë të ditur, se të gjithë atyre që iu ka ardhur nga një email nga YouTube, se nuk do të kenë shenjën dalluese në kanal, të mos brengosen sepse kjo nuk do të ndodhë.

Por, YouTube do t’i vazhdojë përpjekjet, për ri dizajnimin e shenjave të verifikimeve. Ndryshimet që do të bëhen, nuk do të arrijnë deri vitin e ardhshëm. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps

Një tjetër ndryshim po vjen në versionet iOS dhe Android të Google Maps

Teknologji
Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Nëse keni një nga këta router, zëvendësoni menjëherë

Teknologji
Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Facebook Messenger më në fund ka marrë disa përmirësime

Teknologji
Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?

Cili është ndryshimi i madh që pritet ta veçojë iPhone 17 nga seritë e tjera të iPhone?

Teknologji
Microsoft prapë i interesuar për Yahoo?

Microsoft prapë i interesuar për Yahoo?

"CarynAl më bëri milionere në moshën 24-vjeçare", influencuesja që krijoi versionin digjital të vetes rrëfen historinë personale

Teknologji
Kalo në kategori