LAJMI I FUNDIT:

Adria Airways pezullon përkohësisht të gjitha fluturimet për sot dhe nesër

Adria Airways pezullon përkohësisht të gjitha fluturimet për sot dhe nesër

Kompania ajrore sllovene Adria Airways ka pezulluar përkohësisht të gjitha fluturimet për datat 24 dhe 25 shtator.

Siç njofton kompania, të gjitha fluturimet janë anuluar për të martën dhe të mërkurën, por mbet e paqartë se çfarë do të ndodhë me fluturimet pas kësaj periudhe.

Adria Airways thotë se mungesa e fondeve e ka detyruar atë të marrë këtë vendim.


Bisedimet në lidhje me një investim për të shpëtuar kompaninë kishin dështuar.

“Adria Airways është duke kërkuar intensivisht zgjidhje në bashkëpunim me investitorët e mundshëm. Qëllimi i të gjithëve është që Adria Airways të fluturojë përsëri dhe se ndërprerja e operimeve është me të vërtetë e përkohshme. Kompania ka shprehur keqardhje e thellë për situatën dhe kërkon falje nga të gjithë pasagjerët dhe partnerët e saj”, thuhet në njoftimin e kompanisë, përcjell Telegrafi.

Kompania u privatizua në vitin 2016 dhe ishte blerë nga AA International Holding, një degë plotësisht në pronësi të fondit të kthimit me qendër në Mynih 4K Invest, i cili që nga ajo kohë është akuzuar për keqmenaxhim të kompanisë.

Qeveria Sllovene më parë tha se po kërkonte të modifikojë legjislacionin e vendit për aviacionin, i cili do t’i mundësonte asaj të subvencionojë një numër të zgjedhur të linjave që operoheshin nga Adria.

Pse falimentoi operatori turistik ikonë Thomas Cook?
Lexo po ashtu Pse falimentoi operatori turistik ikonë Thomas Cook?

“Shqetësimi ynë kryesor për momentin është të sigurojmë siguri maksimale të operimit ajror në vend. Përgjegjësia jonë është të sigurojmë lidhjen e Sllovenisë me botën e jashtme, kështu që ne kemi përgatitur një propozim që, nëse është e nevojshme, mundëson subvencione për disa linja ajrore. Ky është një proces i ndërlikuar dhe kërkon shumë kohë, i cili duhet të aprovohet nga Komisioni Evropian”, tha Ministria Sllovene për Infrastrukturë.

Në anën tjetër, punëtorët e Adria Airways lëshuan një letër emocionuese lidhur me këtë çështje.

“Ka 558 prej nesh, secili me fytyrë, emër dhe historinë e vet. Si çdo ditë, ne sigurohemi që aeroplanët tanë të sjellin udhëtarët në destinacionin e tyre të sigurt. Ne nuk jemi vetëm pilotët dhe shoqëruesit e fluturimit, jemi gjithashtu qendra e operimit, shërbimet tokësore, departamenti tregtar, qendrat e thirrjeve, shërbimet mbështetëse. Secili prej nesh është një lidhje kryesore në këtë zinxhir të përgjegjësisë dhe besimit dhe askush nuk është vetëm. Sidoqoftë, për ne, Adria Airways nuk është vetëm se është detyra jonë. Nuk është vetëm një kompani e ndezur në kopertinat e gazetave dhe një markë blu dhe jeshile. Është gjithashtu jeta jonë. Jeta e familjeve tona janë ndërthurur përgjithmonë me Adria Airways. Për shumë njerëz, Adria Airways është një anëtar i familjes”, shkruan ata.

Dje, një nga operatorët më të mëdhenj të pushimeve dhe linjës ajrore në Britani të Madhe, Thomas Cook, ka pushuar së funksionuari. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Rreziku potencial nga imitimet, Perutnina Ptuj njofton për shenjat identifikuese të mishit të freskët të pulës

Ekonomi
Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Këto janë komplekset rezidenciale të Etna Group, ndër më të mirat të ndërtuara në vend

Ekonomi
Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Nga kosherret, në tryezë, mjaltë që bart shijen e traditës dhe përkushtimit ndër breza!

Ekonomi
BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

BauFriday - Momenti që të gjithë e keni pritur

Ekonomi
Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Kosova përfiton grant prej 9.5 milionë eurove për mbrojtjen dhe menaxhimin e ujërave

Ekonomi
Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Shkolla e notit STEP Sports Center vjen me zbritje 20 dhe 30% për Black Friday

Ekonomi
Kalo në kategori