LAJMI I FUNDIT:

Osmani: Kur them kurrë me PDK-në, do të mbetet kurrë

Osmani: Kur them kurrë me PDK-në, do të mbetet kurrë

Duke i komentuar akuzat e disa oponentëve politikë se pas fitores në zgjedhje, LDK-ja do të shkojë në koalicion me PDK-në, kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryeministre, Vjosa Osmani, ka thënë të hënën se të gjithë qytetarët e njohin konsistencën e saj politike dhe kur ajo thotë “kurrë me PDK-në, do të mbetet kurrë”.

“Unë dua t’ju siguroj edhe një herë qytetarë të Prishtinës, për një gjë. Kurrë nuk e kam keqpërdor votën dhe besimin tuaj. Një parti po del derë më derë dhe po dezinformon, se kinse LDK po shkon në koalicion me PDK-në. Secili qytetar racional i Prishtinës dhe gjithë Kosovës e dinë që kjo është një gënjeshtër e kulluar”, ka thënë Osmani, gjatë një takimi me qytetarët e Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë.

Ajo ka shtuar se ata që po e helmojnë popullin e Kosovës me gënjeshtra, e shpifje të tilla, ata janë të njëjtit që nga studiot televizive po thonë se po shpresojmë që disa deputetë të PDK-së dhe AAK-së do t’ju bashkohen atyre për ta krijuar Qeverinë.


“Ata vetë i kanë sytë kah PDK-ja, e LDK-ja kurrë nuk do t’i ketë sytë kah ata”, është shprehur e bindur Osmani.

Në trend

Më shumë
Njihuni me

Njihuni me "ishullin parajsë" në Belize, ku çmimi për një shtëpi nuk është i lirë, por ka shumë për të ofruar

Botë
Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

Barcelona do të tentojë transferimin e yllit të Bayernit të cilit i skadon kontrata në fund të sezonit

La Liga
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Ky është çifti që thuhet se u gjetën të vdekur, të përqafuar nën rrënoja - pas përmbytjeve shkatërruese në Bosnjë

Bosnja
Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake - thotë kryeministri Fico

Evropa

"Nga kthimi te Kosova, te ëndrra për të luajtur te Barcelona" - Edon Zhgrova flet rreth temave të nxehta

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori