Ende nuk ka zgjidhje për njerëzit e paevidentuar që jetojnë në Maqedoninë e Veriut. Mendohet se ka mbi 1 mijë persona që nuk figurojnë në asnjë regjistër shtetëror, ndërsa të njëjtit, nuk gëzojnë asnjë të drejtë të garantuar, siç është arsimimi, punësimi, sigurimi shëndetësorë apo votimi.
Muaj më parë, Ministria për Punë dhe Politik Sociale në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme dhe disa organizata të Romëve, kanë përpiluar ndryshime ligjore me anë të të cilave mendohej të gjendet zgjidhje për personat “fantom”. Nga Ministria e Punës dhe politikës sociale nuk tregojnë se ku kanë arritur me propozim-ligjin dhe se kur personat “fantom”.
Nga MPB thonë se detyra e tyre është vetëm detektimi i personave të paevidentuar. Nga Ministria e Drejtësisë ndërkaq thonë se draft-teksti i ligjit ka përfunduar dhe se tani janë në koordinim me Sekretariatin e Kuvendit duke mos potencuar se kur pritet që ky ligj të del para deputetëve.
“Është përpiluar draft-tekst i ligjit për persona pa status të rregulluar të qytetarit, që është në fazën e pajtueshmërisë me Sekretariatin e ligjvënësit. Nuk mund të themi zyrtarisht se sa është numri i personave të paevidentuar në Maqedoninë e Veriut, megjithatë mendohet të jetë më i madh se 1000”, njoftojnë nga Ministria e Drejtësisë.
Institucioni Avokat i Popullit kritikon zvarritjen e kësaj procedure duke kërkuar që sa më shpejtë të miratohet ligji dhe të evidentohen të gjithë personat që juridikisht nuk ekzistojnë në Maqedoni, por që fizikisht janë në mesin tonë.
Iniciativa jonë për ndryshimin e ligjit, Qeveria e ka pranuar. Pikërisht këtë problem e kemi cekur në raportin e vitit të kaluar. Megjithatë, punët kanë mbetur në vend. Do e shfrytëzoja këtë mundësi që edhe njëherë të alarmojmë dhe të kërkojmë nga ministritë kompetentë për bashkëpunim që sa më shpejtë që të jetë e mundur të sillen këto ndryshime ligjore – tha Vaska Bajramovska, avokat i popullit.
Pos cenimit të së drejtave të garantuara me ligj, Bajramovska thotë se personat “fantom” mund të përbëjnë problem për detektimin dhe kapjen në rast se ata bien në kundërshtim me ligjin.
“Të mos lejojmë që personat që jetojnë dhe lëvizin mes nesh, të mos kenë asnjë evidencë, të mbeten si persona pa dokumenta, juridikisht të padukshëm, me çka nga njëra anë ua ndalojmë gjitha të drejtat e garantuara, ndërsa nga ana tjetër e cenojmë edhe sigurinë e vendit, sepse në rast të ndonjë shkeljes ligjore është shumë e vështirë që të gjinden dhe të sanksionohen persona të tillë”, u shpreh Vaska Bajramovska, avokat i popullit.
Pjesa dërmuese e personave të paevidentuar janë rom. Kjo çështje, si problem serioz për vendin është përmendur gjithmonë edhe në raportet e progresit të Komisionit Evropian.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Apeli ia vërteton dënimin me burg dhe gjobë ish-zyrtarit të MTI-së, të akuzuar për keqpërdorim të informatës zyrtare
MPB: Një grua u sulmua fizikisht nga ish-bashkëshorti, shkaku i një borxhi
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
Ndalohet një qytetare serbe për incizim të jashtëligjshëm të postbllokut të Policisë së Kosovës në Bistricë
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”, deputeti gjerman: Bisedime të reja pas zgjedhjeve
I jepet lamtumira e fundit ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi, Kurti: Simbol i qëndresës në veri
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj