LAJMI I FUNDIT:

Momenti kur tërmeti godet Tiranën gjatë mbledhjes së Qeverisë

Momenti kur tërmeti godet Tiranën gjatë mbledhjes së Qeverisë

Pas tërmetit shkatërrimtar 5.8 ballë të shkallës Rihter, që goditi Shqipërinë të shtunën, rreth orës 16:05 të pasdites, kryeministri Edi Rama thirri mesnatën e kaluar në një mbledhje urgjente qeverinë.

Edhe gjatë mbledhjes së qeverisë në orët e mesnatës, lëkundjet e tërmetit vijonin të godisnin vendin. Një lëkundje e fortë, 5 ballë, është shënuar pikërisht teksa po zhvillohej live mbledhja e qeverisë.


Vazhdojnë tërmetet pas mesnate, Shqipëria goditet edhe tri herë
Lexo po ashtu Vazhdojnë tërmetet pas mesnate, Shqipëria goditet edhe tri herë

Ka qenë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili po raportonte mbi masat policore ndaj pasojave të tërmetit, kur ka thënë se “po përpiqem mos më lëkundet zëri mua, se godina po lëkundet”.

Tërmet live në mbledhje të qeverisë

Tiranë: Qeveria po zhvillonte një mbledhje live në mesnatë, kur një lëkundje tjetër e fortë tërmeti goditi kryeqytetin. “Godina po lëkundet” – tha ministri i brendshëm, Sandër Lleshaj, ndërsa po raportonte mbi masat policore ndaj pasojave të tërmetit të drekës. Mediat vendase raportuan se edhe ndërtesa e kryeministrisë ka marrë plasaritje të dukshme në një nga muret e jashtme prej tërmetit.

Publiée par VOA – Zëri i Amerikës sur Samedi 21 septembre 2019

Kryeministri Edi Rama u kthye nga Gjermania sapo ndodhi ngjarja.

“Një mirënjohje e thellë për bluzat e bardha për punën e bërë. Edhe pse isha larg, kam marrë në kohë reale çdo informacion, kjo edhe falë grupeve të ëhatsappit”, tha kryeministri i vendi.

Të gjitha lajmet nga Tërmet në Shqipëri
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Tërmet në Shqipëri

“Fatmirësisht nuk ka asnjë viktimë dhe kjo është një arsye për të marrë frymë në mënyrë të lehtësuar. Ka pasur persona të plagosur dhe ata kanë marrë ndihmë mjekësore, urojmë që të gjithëve shërim të shpejtë.

Do të jemi me kapacitet të plotë. Dua të falënderoj jo formalisht, të gjithë trupën e bluzave të bardha dhe të gjithë trupën e kujdesit shëndetësor për organizmin e mirë për gjatë gjithë orëve pas ngjarjes”, tha Rama./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori