LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Më presin takime të vështira në New York, SHBA do të kërkojë nga Serbia njohjen e Kosovës

Vuçiq: Më presin takime të vështira në New York, SHBA do të kërkojë nga Serbia njohjen e Kosovës

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, të hënën (23 shtator) do të mund të takohet me presidentin amerikan Donald Trump në New York, ndonëse ende nuk është e sigurt nëse do të vijë deri te një takim i tillë. Lidhur me takimin e mundshëm me Trumpin, presidenti serb ka deklaruar edhe njëherë se SHBA pret nga Serbia njohjen e Kosovës.

Siç raportojnë mediat serb, përcjell Telegrafi, përveç takimit të mundshëm me Donald Trumpin, është paralajmëruar se presidenti serb do të takohet me kancelaren gjermane Angela Merkel dhe ministrin e jashtëm rus, Sergei lavrov.

Presidenti amerikan, Trump do të jetë nikoqir i takimit “Thirrja Globale për Mbrojtjen e Lirive Fetare”, që do të mbahet në East River në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, e cila do të fillojë punimet një ditë më vonë, të martën 24 shtator.


Gazeta serbe “Novosti” shkruan se ftesat për të marrë pjesë në takim u janë dërguar krerëve të delegacioneve, kurse presidenti Vuçiq, i cili udhëheq delegacionin serb në seancën e 74-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB, të premten njoftoi për mundësinë e një takimi të shkurtër në New York me njeriun e parë të Shteteve të Bashkuara.

Ai shpjegoi se nëse do të vinte deri te takimi, ai do të jetë i shkurtër, por se “çdo minutë me Presidentin e Amerikës është i vlefshëm”.  Në këtë takim do të jetë i pranishëm edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

“Shoh se shqiptarët do të mburren se ishin atje, se u takuan me presidentin Trump, por nuk e bënë. Prandaj, nuk e di nëse duhet të shkojmë ne dhe të aktrojmë se se biseduam për disa orë, por në fakt arritëm të bëjmë fotografi dhe të flasim një minutë”, shpjegoi Vuçiq.

Përveç një takimi të mundshëm me presidentin Trump, kreun e shtetit serb në New York javën e ardhshme e pret një mori takimesh të rëndësishme me liderët botërorë, me të cilët, siç vlerëson ai,  bisedimet do të jenë të vështira, pasi Kosova do të jetë temë kryesore.

“Nuk mund t’i pranoj qëndrimet se takimi me dikë, vetëm pse është një emër i famshëm, është i lehtë për ne. Jo, këto janë takime të vështira sepse po flisni me përfaqësuesit e fuqive kryesore që kanë njohur Kosovën e pavarur. Të gjitha këto vende, sikurse edhe SHBA-ja, qëndrojnë fort në këtë pozicion. SHBA presin që Serbia, siç e keni parë në letrën e Presidentit Trump, të njohë pavarësinë e Kosovës. Le të mos e mashtrojmë popullin. Në një formë më të butë, ose këtë do ta lënë në fund të dialogut, të njëtën do ta thonë edhe vendet e tjera perëndimore që kanë njohur Kosovën. Kështu qëndrojnë gjërat në Perëndim. Çfarë po bëjmë ne ndërkohë:  të tregojmë pozicionin tonë”, tha Presidenti i Serbisë.

Për një takim me presidentin serb, mediat serbe shkruajnë se ka insistuar edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, ndonëse ajo do të qëndrojë në New York vetëm për një ditë e gjysmë.

“Kjo më befasoi dhe unë jam mirënjohës për këtë lloj vëmendjeje. Do të kem edhe një takim me Ministrin e Jashtëm rus Sergej Lavrov.

Në SHBA ka udhëtuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kurse ndalesa e tij e parë ishte Iowa, ku vizitoi pjesëtarët Forcës së Sigurisë së Kosovës të cilat janë duke u stërvitur në Gardën Kombëtare. Thaçi gjithashtu do të marrë pjesë në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të KB dhe do të marrë pjesë në pritjen e Presidentit të SHBA, Donald Trump. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori