LAJMI I FUNDIT:

“Nuk ka planet B” – edhe Rita Ora solidarizohet me protestat kundër ndryshimit klimatik

“Nuk ka planet B” – edhe Rita Ora solidarizohet me protestat kundër ndryshimit klimatik
Rita Ora (Foto: Tim P. Whitby/Tim P. Whitby/ Getty Images/Guliver)

Nga New Yorku në Stamboll, aktivistë të rinj po braktisin shkollën për të kërkuar veprime të menjëhershme mbi ndryshimin e klimës.

Kështu ata po iu bashkohen protestave masive që kërkojnë veprim kundër ndryshimit klimatik përpara një samiti të Kombeve të Bashkuara.


Nën hashtagun #ClimateStrike, mbi tre milionë njerëz po shpërndajnë imazhet e protestave dhe mbështetjen e tyre në rrjetet sociale.

Pamje nga protestat mbarëbotërore për ndryshimin klimatik (Foto: Hector Vivas/Getty Images/Guliver)

Një gjë të tillë e ka bërë edhe artistja shqiptare me renome botërore, Rita Ora.

Ajo publikoi në InstaStory një fotografi, e cila është bërë hit në internet, ku një i ri shfaqet me banderolën në duar ku të shkruara janë fjalët: “Nuk ka planet B”.

Foto: Rita Ora/InstaStory

Duket se edhe Rita është pjesë e popullatës, që kërkon nga qeveritë të ndërmarrin hapa urgjentë për të trajtuar krizën e klimës dhe për të parandaluar një katastrofë mjedisore.

Demonstratat filluan në Ishujt Paqësorë përpara se të fillonin më pas edhe në: Australi, Azi, Evropë, Afrikë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Veriut dhe Jugut.

Rita rrëmben vëmendjen me kapuçin e saj shumëngjyrësh, ndërsa shijon jetën e natës në Londër
Lexo po ashtu Rita rrëmben vëmendjen me kapuçin e saj shumëngjyrësh, ndërsa shijon jetën e natës në Londër

Një mbështetje të tillë përmes rrjeteve sociale, e ka shprehur edhe këngëtarja Camila Cabello, e cila ka ndarë me ndjekësit në Instagram disa imazhe nga protestat e aktivistëve mbarëbotërorë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

“Ka shitur veten, si mund ta godasësh një njeri që e ke xhan” - Romeo dhe Heidi të zhgënjyer nga Egla

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
Kalo në kategori