LAJMI I FUNDIT:

Saimir: Ata para meje iu fshehën drejtësisë

Saimir: Ata para meje iu fshehën drejtësisë

Ish-ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri ka dalë në një konferencë pas vendimit të Gjykatës së Krimeve të Rënda për ta dënuar me shërbim prove për “shpërdorim detyre”.

“Nuk është e re as për ju dhe as për njeri se si kaluan dy vite dhe pas hetimeve të Prokurorisë për Krimet e Rënda për akuza edhe më të rënda se vetë emri i Prokurorisë, karroca e prishur ndaloi në stacionin e parë”, tha Tahiri.

Deklaratën Tahiri e nisi me akuza ndaj paraardhësve të tij në politikë, pa përjashtim, për të cilët tha se i janë fshehur drejtësisë duke përdorur politikën.


“Unë heshta dhe heshta i bindur dhe e bëra vetëm në respekt të drejtësisë. E kisha shumë kollaj të mbaja mandatin e deputetit, të rrija në Parlament dhe të shfrytëzoja politikën përballë akuzave. Fundja, siç kanë bërë ata përpara meje pa asnjë përjashtim. Kanë ndenjur në Parlament edhe pse janë akuzuar për vjedhje dhe vrasje. I janë fshehur drejtësisë”, tha Tahiri.

Ai theksoi se fati i tij më i madh ishin hetimet e autoriteteve italiane që, sipas tij, rrëzuan të gjitha gënjeshtrat./tch/

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori