LAJMI I FUNDIT:

Loredana: Kaq shumë gjëra kam kaluar gjatë këtij viti, të mira dhe të këqija por ju e shikoni vetëm gëzimin në fytyrën time

Loredana: Kaq shumë gjëra kam kaluar gjatë këtij viti, të mira dhe të këqija por ju e shikoni vetëm gëzimin në fytyrën time

Reperja Loredana Zefi, ka qenë një emër shumë i diskutuar në media këtë vit.

Përveç projekteve të shumta muzikore, ajo ka qenë e përfolur edhe për një skandal me një çift zviceran, të cilët hodhën akuza kundrejt saj për mashtrim dhe zhvatje parash.


Loredana Zefi (Foto: Ridvan Slivova/Telegrafi)

Sido që të jetë, reperja duket se e ka marrë mjaft mirë veten dhe po vazhdon të mos ndalet së punuari në muzikë.

Së fundmi, ajo promovoi albumin e saj më të ri “King Lori” me plot këngë të reja për tregun gjerman.

Kopertina e albumit më të ri nga Loredana (Foto: YouTube)

Në një mbrëmje të organizuar me plot miq e familjarë, Loredana e promovoi këtë album, ndërsa ka bërë një shkrim emocional së fundmi në Instagram, drejtuar fansave të saj.

Label-i gjerman në të cilin bën pjesë Loredana dyshohet për blerje klikimesh në shifra të mëdha
Lexo po ashtu Label-i gjerman në të cilin bën pjesë Loredana dyshohet për blerje klikimesh në shifra të mëdha

Ndër të tjerash, reperja nga Ferizaj cek se ky vit nuk ka qenë fare i lehtë për të, por që e ka marrë veten dhe në fytyrën e saj ka vetëm buzëqeshje.

“Kaq shumë gjëra kaluan gjatë këtij viti. Kam parë shumë të mira dhe shumë të këqija. Kam ndjerë shumë dashuri dhe shumë urrejtje. Kaq shumë zili dhe unë vazhdoj të qëndroj këtu dhe dua t’ju falënderoj ju për këtë. Nuk mund të flas shumë, por ju e shikoni gëzimin në fytyrën time. I urrej shkrimet emocionale, megjithatë ju betohem se ju dua. Faleminderit për çdo gjë”, ka shkruar Loredana në gjuhën gjermane, në mbishkrimin e një videoje të ndarë me ndjekësit e saj në Instagram. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Zbulohet finalisti i parë i Big Brother VIP Albania

Magazina
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare

Magazina
Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Larg Meritonit me pushime në Itali, turisti e pyet a je e famshme? - Ilnisa Agolli jep përgjigjjen interesante

Magazina
Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Ndërsa ajo dhe Bardhi presin fëmijën e tyre të parë, Sara Gjordeni befason me veprimin e fundit

Magazina
“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

“Po kalojnë një ferr”, stilistja e çiftit mbretëror rrëfen situatën në pallat pasi Princesha e Uellsit u diagnostikua me kancer

Magazina
Kalo në kategori