Shkencëtarët: Përqafoni sa më shumë fëmijët tuaj, mësoni ndikimet pozitive
Nëse nuk i rezistoni një përqafimi apo përkëdheljes ndaj fëmijës suaj, nuk ju fajësojmë. Era e ëmbël e tyre, lëkura e butë dhe pamja aq engjëllore mund të bëjnë çdo prind të dorëzohet
Shkenca ka treguar se ka shumë arsye psikologjike pse duhet ta përkëdhelni fëmijën tuaj.
Bright Side ka bërë disa hulumtime që tregojnë se përveç arsyeve psikologjike, foshnjat e vogla ndihmojnë në përmirësimin e zemrës suaj.
Sipas një studimi të botuar në revistën “Development and Psychopathology”, përkëdheljet dhe përqafimet kanë një ndikim të qëndrueshëm pozitiv në nivelin molekular.
Në thelb, përkëdhelja me fëmijën tuaj mund të ndikojë në gjenet e tyre në një drejtim pozitiv.
Studiuesit studiuan 94 bebe të shëndetshme, 5-javëshe. Ata u kërkuan prindërve të tyre të mbajnë ditarë për të regjistruar oraret e fëmijëve: kur hanin, flinin, ushqeheshin dhe qanin.
Prindërit gjithashtu u pyetën që të mbanin shënime sesa kontakte trupore kishin gjatë qëndrimit me bebet e tyre. Studiuesit zbuluan se fëmijët që kanë më shumë kontakte fizike me prindërit, kjo gjë mund të çojë në plakjen më të ngadaltë të gjeneve të tyre.
Sipas studiuesve, rezultatet tregojnë përfundimisht se fëmijët që marrin më pak përqafime, ishin më të mërzitur në fëmijëri.
Pra, me pak fjalë përkëdhelni fëmijët tuaj sepse e ndihmoni në fazën që ndodhen, por edhe kur të rriten:
– Përkëdhelja ndihmon fëmijën të rregullojë temperaturën e trupit.
– Zvogëlon stresin që bebet përjetojnë gjatë ushqyerjes me gji.
– Studimet tregojnë se përqafimi mund të jetë një qetësues i fuqishëm për fëmijët.
– Krijon lidhje më të fortë nënë-fëmijë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3