LAJMI I FUNDIT:

Tahiri: Rrugëtimi nga Britania me ushtarët e KFOR-it dhe sukseset 20 vite pas luftës

Tahiri: Rrugëtimi nga Britania me ushtarët e KFOR-it dhe sukseset 20 vite pas luftës

Kandidati për deputet nga AAK-ja, Besnik Tahiri, ka kërkuar besimin e qytetarëve në zgjedhjet e 6 tetorit.

Përmes një shkrimi të gjatë në profilin e tij zyrtar në Facebook, ai ka thënë se, për 20 vite i ka shërbyer Kosovës.


Ai ka treguar për përvojën e tij, që kur ishte kthyer nga Anglia në vitin 1999, me trupat e britanike të KFOR-it deri me tani, si pjesë e AAK-së.

Shkrimi i plotë pa ndërhyrje

E vlerësoj të shenjtë besimin për të përfaqësuar, andaj afrohem para jush, jo për të eksperimentuar përfaqësimin, por me provën e punëve të kryera dhe vizionin e qartë profesional e politik. Rrugëtimin, ashtu sikurse pritjet i kemi të ngjashme. Për 20 vite jam i bindur se i kam shërbyer me nderë secilës punë e detyrë që më është dhënë. I përkas një brezi që në moshën e rinisë e ka ndjekur në çdo hap frika e pamundësia për të qenë të lirë e të barabartë.

Një frymë e re sikur na rilindi bashkërisht, ku në hap me lirinë, u ktheva në Kosovë në vitin 1999 së bashku me trupat e lirisë ato të specializuara Britanike të KFOR-it, për t’u takuar me çlirimtarët dhe vendin që mbante erën e djegies, por në përqafimin e lirisë.

Në vitin 2000 kur po hidheshin e hapat e parë të një tranzicioni demokratik isha pjesë e Misionit të OSBE-së, aso kohe, e them me krenari, se kam shërbyer nga roje e deri në pozitat më të larta të stafit vendor në atë mision. Ku kam menaxhuar 14 qendra për organizata joqeveritare në të gjithë Kosovën, të cilat kanë qenë në funksion të zhvillimit dhe implementimit të projekteve në fushën e zhvillimit lokal dhe demokratizimit.

Pra, hapat e mi nuk ishin të lehtë, ashtu sikurse ecja ime që nuk kishte kapërcim pa punë e merita. Në vitin 2004 nga po ky mision me kërkesë të institucioneve të Kosovës, u delegova në cilësinë e këshilltarit të jashtëm në procesin e mbështetjes për qeverisjen lokale. Për t’i shërbyer kështu një misioni të ri të konsolidimit të institucioneve.

Nga po ky mandat u bëra fitues i bursës prestigjioze Chevening për studimet post-diplomike në fushën e Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Ndërkombëtar, Universiteti i Birmingham-it, Mbretëria e Bashkuar. Të njëjtën kohë përfitues i bursës për studime hulumtuese nga Kosova, ofruar nga organizatës ‘Local Government Initiative’, me seli në Budapest (2008/9) ku edhe kam publikuar një numër të konsiderueshëm të punimeve studimore, që ndërlidhen me qeverisjen efektive në nivel komunal. Për t’u specializuar në fushat e menaxhimit dhe komunikimit strategjik dhe çështje që prekin politikat publike dhe reformën e qeverisjes lokale.

Nga viti 2005, në dy proceset gjyqësore të kryeministrit Haradinaj kam shërbyer në rolin e koordinatorit të komunikimit publik të procesit. Një proces tejet sfidues dhe me ballafaqime të mëdha të spekulimeve mediatike serbe me tendencë për ta dëmtuar procesin dhe Kosovën.

Në vitin 2008, bashkë me disa të rinj profesionistë themeluam dhe për 9 vite udhëhoqa institutin më të rëndësishëm në fushën e politikave publike dhe qeverisjes lokale. Duke u bërë edhe anëtar i Asociacionit të Ekspertëve Botërorë të UNDP-së për Çështje të Qeverisjes Lokale dhe Zhvillimit Lokal; si dhe Anëtar i Asociacionit Ndërkombëtar për Vlerësimin e Zhvillimit me seli në Kanada.

Angazhimin tim profesional e kam vazhduar në sferën ndërkombëtare me organizata siç është Instituti Demokratik Amerikan (NDI), duke ndihmuar në ndërtimin e demokracisë dhe fuqizimin e qeverisjes lokale në rajon, Lindje të Mesme, Afrikë dhe Azi.

Në të njëjtën kohë për të shërbyer në rritjen e dijes për qeverisjen lokale dhe zhvillimin ndërkombëtarë nëpërmjet ligjërimit në Universitetin për Biznes dhe Teknologji (UBT).

Nga marsi i vitit 2018 në cilësinë e Koordinatorit të Reformës Shtetërore kam udhëhequr dhe menaxhuar me rezultate të vlerësuara, reforma e administratës shtetërore, koordinimi dhe mbështetjen e qeverisë për komunat, reformat sektoriale në përmirësimin e politikave publike dhe uljen e barrierave inspektuese dhe administrative për sektorin privat, si dhe koordinimin me partnerët në agjendën e përbashkët zhvillimore.

Në trend

Më shumë
Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Nga Spanja raportojnë se Lunin ka arritur marrëveshje me gjigantin e Ligës Premier

Premier League
Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Pas Salah-Klopp, Erling Haaland konfrontohet me Pep Guardiolan

Premier League
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime

Magazina
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Tragjedia në Shkodër, vijon edhe gjatë natës kërkimi në lumin Bunë për nënën dhe dy fëmijët

Lajme

"Veç je zhdukur prej jetës time" - Blero dhe Afrona tregojnë mes lotësh se përse nuk funksionoi martesa e tyre

Magazina
Kalo në kategori