Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kërkon të bëhen hetime në MASHT që ka përgjegjësi për arsimin në Kosovë, nga ai elementar e deri te ai universitar sikur që kërkon që të pamundësohen të gjitha presionet dhe ndërhyrjet politike dhe partiake në Universitetin “Hasan Prishtina”.
KMDLNj vlerëson se ka kaluar koha kur në Universitetin e Prishtinës regjistrohen studentë në bazë të listave të përpiluara nga partitë politike, sikur që punësimi në fushën e arsimit nuk duhet të bëhet në bazë të listave të ministrave të ndryshëm apo mujsharëve politikë.
Gjithashtu , edhe emërimet në postet udhëheqësve apo kuadrit mësimdhënës , që nga asistenti e deri te profesori universitar , duke shpërfillur kapacitetin profesional, domosdoshmërisht po kalojnë përmes filtrit politik dhe partiak.
Reagim i KMDLNj – së:
Menjëherë pasi kryeministri Haradinaj dha dorëheqje të parevokuar e që nënkupton edhe rënien e qeverisë , u kriju një vakum institucional. Në mungesë të një Ligji për Qevrinë dhe pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli të papranueshme kërkesën e kryeministrit Haradinaj për interpretim, vakumi institucional u thellua edhe më shumë ku detyrimet dhe përgjegjësia thjesht u zhdukën , jo vetëm si kategori ligjore por edhe morale. Po në këtë kohë, KMDLNj por edhe organizatat tjera vërejtën një ekspanzion të shpalljes së konkurseve e që nuk ishte dukuri më herët. Këto konkurse ishin dhe janë konkurse tipike klienteliste për punësim të militantëve partiakë , pikërisht para zgjedhjeve të parakohshme të 6 tetorit 2019. Subjektet politike në pozitë qofshin apo edhe ato në opozitë e që synojnë pushtetin po bëjnë çmos që përmes konkurseve të kurdisura, punësimeve klienteliste në baza partiake të sigurojnë dhe forcojnë bazën e votuesve. Degradimi më i madh në këtë drejtim ndodhi në Ministrinë për Punë të Jashtme ku pati emërime ekskluzivisht në baza partiake duke shpërfillur kriteret profesionale dhe interesin e Kosovës. Në këtë vakum institucional presionit më të madh i është nënshtruar Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, qoftë për regjistrim të studentëve në fakultetet që janë tërheqëse për shumicën e studentëve qoftë për emërime në borde, poste e sidomos për punësime në baza ekskluzivisht partiake.
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë i përkrah të gjitha OJQ-të apo institucionet joqeveritare që kanë kërkuar anulimin e të gjitha konkurseve që janë shpallur në kohën e vakumit institucional për faktin se këto konkurse janë në shërbim dhe për punësim të militantëve dhe anëtarëve të partisë. KMDLNj , përtej kësaj përkrahjeje për anulimin e të gjitha konkurseve kërkon të bëhen hetime për emërim dhe pa kritere të stafit diplomatik, emërimin e anëtarëve të Bordeve në baza partiake në këtë kohë, ndarjen e granteve që janë kundër kritereve dhe janë bërë për qëllime partiake sikur edhe posteve tjera.
KMDLNj kërkon të bëhen hetime në MASHT që ka përgjegjësi për arsimin në Kosovë, nga ai elementar e deri te ai universitar sikur që kërkon që të pamundësohen të gjitha presionet dhe ndërhyrjet politike dhe partiake në Universitetin “Hasan Prishtina”. KMDLNj vlerëson se ka kaluar koha kur në Universitetin e Prishtinës regjistrohen studentë në bazë të listave të përpiluara nga partitë politike, sikur që punësimi në fushën e arsimit nuk duhet të bëhet në bazë të listave të ministrave të ndryshëm apo mujsharëve politikë. Gjithashtu , edhe emërimet në postet udhëheqësve apo kuadrit mësimdhënës , që nga asistenti e deri te profesori universitar , duke shpërfillur kapacitetin profesional, domosdoshmërisht po kalojnë përmes filtrit politik dhe partiak.
Pikërisht ndërhyrja politike e ka dëmtuar shumë Universitetin e Prishtinës që nga procesi i regjistrimit të studentëve, rekrutimi i stafit udhëheqës e deri te përzgjedhja e rektorit apo dekanëve. Duket se edhe një vit pa i përfunduar mandati rektorit aktual të Universitetit të Prishtinës , ka filluar edhe lufta politike dhe partiake për rektor të ardhshëm dhe vetëm po priten rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019 dhe të dilet me emra konkret .Është kohë e fundit të ndërprehet kjo praktikë e mbrapshtë që pariparueshëm po e dëmton arsimin në Kosovë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A