LAJMI I FUNDIT:

Agapi Dika dëshmon në Prokurori në lidhje me rastin “Haraçi”

Agapi Dika dëshmon në Prokurori në lidhje me rastin “Haraçi”

Kryetarja e Aleancës Ndërkombëtare, Agapi Dika, për dy orë ka dëshmuar në Prokurori në lidhje me rastin “Haraçi”.

Gjatë daljes nga Prokuroria ajo tentoi t’i shmang gazetarët duke dalur nga dera e prapme e Prokurorisë.


Ajo tha se nuk ishte në dijeni për 700.000 eurot që pensionistja Todorovska i kishte transferuar në llogarinë e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Jozyrtarisht mësohet se ajo është ftuar nga Prokuroria, pasi si kryetare e Kuvendit të Aleancës Ndërkombëtare ka qenë nënshkruese e marrëveshjes me biznesmenin nga Manastiri, Siljan Micevski, për ndërtimin e shtëpive për pleq.

Micevski i cili gjithashtu ka dhënë dëshmi në Prokurori, disa herë e ka ndërruar deklaratën e tij.

Sot në Prokurori është thirrur edhe biznesmeni Zoran Azmanovski, i cili më parë kishte deklaruar se të njëjtët persona kishin zhvatur edhe atë.

Përndryshe, në rastin “Haraçi” dyshohen ish-prokurorja speciale Katica Janeva, Bojan Jovanovski “Boki 13” dhe si dhe biznesmeni Zoran Milevski, të cilët për momentin janë në paraburgim./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Një milion qytetarë të regjistruar deri më tani, dalin statistikat sipas komunave

Lajme
Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Dënimi me 25 vjet i Sekiraqës, babai i Triumf Rizës: Kurrfarë vendimi, nuk e kuptoj si më të vlefshëm kriminelët se polici që mbron ligjin e shtetin

Lajme
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Human Rights Network dënon sulmin e ministrit Murati ndaj mediave dhe shoqërisë civile

Lajme
Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Vendosja e kamerave të sigurisë në veri, Elshani: Do të krijojmë një klimë të sigurisë më të madhe te qytetarët

Elfije Boletini
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Kalo në kategori