Kandidati për Kryeministër, Albin Kurti, bashkë me kandidaten e listës të përbashkët, Mimoza Kusari-Lilën, dhe me kandidatin tjetër Taulant Kryeziun ishin të pranishëm në takim me qytetarë organizuar në Hotel Sirius, në Prishtinë, nga pjesëtarë të Alternativës, thuhet në njoftimin për media.
Në fjalën e saj, kandidatja Kusari tha se ajo që e bashkon me Lëvizjen është përpjekje esenciale për kthesën që duhet ta ketë Kosova në zgjedhjet e 6 tetorit. “Ne po përpiqemi në vazhdimësi për të treguar se Kosova ka mundësi të jetë një histori suksesi dhe kjo histori suksese do të fillojë me fitoren dhe qeverinë Kurti”, tha në mbyllje Kusari.
Për Taulant Kryeziun domosdoshmëria e qeverisjes Kurti shpërfaqet edhe nga raportet e të gjitha organizatave ndërkombëtarë e partnerëve tanë strategjikë ku thuhet se Kosova është një shtet i kapur dhe me shoqëri të politizuar skajshmërisht. “ç’kapja e shtetit dhe e shoqërisë tonë vjen me qeverinë Kurti pasi kryeministri i ardhshëm nuk është as i kapur as i dirigjuar prej të tjerëve”, e mbylli fjalën e tij Kryeziu.
Në fjalën e tij kandidati për kryeministër, Albin Kurti theksoi nga alternativa qeverisëse rëndësinë e lidhjes së ekonomisë me arsimin, shtesat për fëmijët, sigurimin shëndetësor, pesë fishimin e inspektorëve të punës. “Ne angazhohemi që shteti ynë përherë të parë prej se është shpallur i pavarur të jetë edhe shtet social. Në duam që shteti ynë ta ketë karakterin universal dhe solidar që do të thotë që të gjithë do të paguajnë për të mirën e përgjithshme, por që do të thotë se në të njëjtën kohë do të ndihmojmë dhe t’u shërbejmë më së shumti dhe më së pari atyre që kanë edhe nevojat më të mëdha”, tha Kurti.
Një shtet i hapur për qytetarët, përkujdesës për rininë, gratë e punëtorët dhe i palëkundur përballë krimit do të jetë shteti i qeverisë Kurti dhe shteti që meriton Kosova. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Bill Gates gjen dashurinë e re, 60-vjeçarja Paula Hurd i ka rrëmbyer zemrën miliarderit të Microsoft
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Izraeli i dërgon Ukrainës armë ruse?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës