LAJMI I FUNDIT:

Liam Payne dëshiron të ribashkohet ‘One Direction’, por nuk flet me Louis Tomlinson

Liam Payne dëshiron të ribashkohet ‘One Direction’, por nuk flet me Louis Tomlinson

Këngëtari anglez, Liam Payne, është hapur në lidhje me anën e errët të jetës në djaloshin më të pëlqyer të grupit “One Direction”.

I njëjti ka pranuar se jeta në “One Direction” ishte “toksike” dhe zbuloi se ai ishte grindur me shokun e tij të të njëjtit grup, Louis Tomlinson. Drama e fshehtë prapa skenave ishte që ai dhe Louis “absolutisht e urrenin njëri-tjetrin”.

Liam gjithashtu foli sinqerisht për anën e errët të jetës në grup, gjë që e çoi atë të luftonte me shëndetin e tij mendor.


Liam Payne në 95-106 Capital FM 

Në një moment, ankthi i 26-vjeçarit ishte aq ekstrem sa nuk donte të dilte nga shtëpia, por u detyrua të dilte në skenë dhe të performojë para mijëra njerëzve.

Në mëngjesin e ‘Hits Radio’, Liam bëri zbulimin befasues për ‘luftën’ e tij me Louis.

“Kur ishim në grup, ndjehej një lloj i tillë, sepse ai ishte më i moshuari dhe sepse unë do të këndoja për mjaft kohë, të dy u futëm në një pozitë të çuditshme”, tha ai. “Ai dëshironte të bëhej udhëheqësi dhe unë po bëja gjërat e mia. Kështu që, në fillim nuk u morëm vesh fare”. “Ne e urrenim absolutisht njëri-tjetrin, ishte aq qesharak. Në të vërtetë i keq. Ne e fshehëm mirë këtë”.

Liam Payne (Foto: Getty Images/Guliver)

I pyetur nëse Payne dëshiron të ribashkohet me “One Direction”, këngëtari thotë se është një dëshirë e tij, pavarësisht problemeve që kishin.

“A do të doja të ktheheshim së bashku? Po, patjetër. Unë nuk shoh ndonjë arsye pse ne nuk mundemi, por nëse kjo është mënyra se si ai mendon se varet vërtet nga ai”.

Grupi u nda në vitin 2016, gjashtë vjet pasi u formua në ‘X Factor’, dhe të gjithë ata kanë ndjekur projekte solo muzikore që nga ajo kohë.

Liam Payne dhe Louis Tomlinson (Foto: Getty Images)

Liam ishte gjithashtu i përfshirë në një marrëdhënie me Cheryl Cole, e cila është dhjetë vite më e moshuar se ai. Dyshja tani janë ndarë, por ndajnë një djalë dy vjeçar, Bear. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Fejohet Majk, publikon fotografi nga propozimi që i bëri partneres

Magazina
Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Ronaldo pret në intervistë YouTuber-in e famshëm MrBeast, e pyet se a frikohet që futbollisti do t'ia kalojë me shikueshmëri

Magazina
Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike

Bebe Rexha bëhet zyrtarisht aksionare në gjigantin e pijeve alkoolike "Provocativo"

Magazina
Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Shyhrete Behluli shënon 50-vjetorin e karrierës së saj muzikore

Magazina
Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Arioni vendoset në siklet nga pyetja e publikut rreth familjes së Dianës

Magazina
Kalo në kategori