LAJMI I FUNDIT:

Trajanov: Presim mbështetje nga LSDM për iniciativën për një njësi zgjedhore

Trajanov: Presim mbështetje nga LSDM për iniciativën për një njësi zgjedhore
????????????????????????????????????

Kryetari i Lidhjes Demokratike Pavle Trajanov, sot deklaroi se pret që të ketë konsensus për iniciativën për ndryshimin e Kodit Zgjedhor, e cila parasheh të ketë një njësi zgjedhore, në vend të gjashtë që janë aktualisht.

Sipas Trajanovit, ky model zgjedhor do të sjellë kontroll më të madh në Kuvend mbi pushtetin ekzekutiv dhe do të vendosë fund në derdhjen e votave të parive më të vogla, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Mendojmë se është koha t’i jepet fund monopolit të dy partive politike, të kemi model më proporcional, me çka Kuvendi do të ketë vend edhe për partitë më të vogla. Sipas analizave tona, prej 100 mijë deri 150 mijë vota humben të partive më të vogla dhe rrallë prej tyre ndodh që të futen në Kuvend”.


“Në këtë mënyrë do të ketë edhe sistem për kontroll, përgjegjësi dhe mënyrë të ndryshme për sjelljen e vendimeve. Tani vendimet sillen nga partitë më të mëdha, e jo në Kuvend, siç është praktikë në vendet e zhvilluara demokratike”, tha Trajanov.

Ai tha se presin mbështetje nga LSDM, e cila sipas tij, duhet ta mbajë fjalën, pasi kjo iniciativë është premtim i tyre parazgjedhor./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Dyshime për keqpërdorim të votave nga diaspora, prokuroria nis hetimet ndaj Martin Berishaj

Lajme

"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit

Politikë
Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Kosovarët s'mund të aplikojnë për viza pune në Gjermani - plotësohen terminet për 2025-ën

Lajme
Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Për dy javë Ambasada e Gjermanisë në Kosovë pranoi mbi 8 mijë kërkesa për viza pune

Lajme
E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

E vrau dhe pastaj e groposi, kërkohet paraburgim për të dyshuarin nga Ferizaj

Drejtësi
Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Specialja apelon vendimin me të cilin u konfirmua pjesërisht aktakuza ndaj Thaçit dhe tjerëve për pengim të drejtësisë

Drejtësi
Kalo në kategori