LAJMI I FUNDIT:

Ralph Lauren do të lansojë një koleksion të inspiruar nga personazhi i serialit “Friends”, Rachel Green

Ralph Lauren do të lansojë një koleksion të inspiruar nga personazhi i serialit “Friends”, Rachel Green

Nëse jeni adhuruese e serialit “Friends”, atëherë me siguri se e mbani mend rritjen e Rachel Green në botën e modës, duke u bërë eventualisht drejtoreshë në brendin “Ralph Lauren”

Tani brendi i modës është duke ia kthyer me mirënjohje punëtores më të famshme trilluese duke e lansuar një koleksion të inspiruar nga seriali “Friends” dhe personazhi Rachel Green.


Koleksioni do të lansohet këtë vit në 25-vjetorin e serialit.

Sipas informacioneve, ky koleksion do të përmbajë gjithçka çfarë Rachel do t’i vishte duke pirë kafenë e saj në “Central Perk”. /Telegrafi/