LAJMI I FUNDIT:

Gruaja palestineze qëllohet për vdekje nga ushtarët izraelitë, në një pikë kontrolli – publikohen pamjet tronditëse

Gruaja palestineze qëllohet për vdekje nga ushtarët izraelitë, në një pikë kontrolli – publikohen pamjet tronditëse

Forcat izraelite qëlluan dhe vranë një grua palestineze, e cila iu afrua një pikë kontrolli midis Bregut Perëndimor të okupuar dhe Jerusalemit Lindor, e cila siç thuhet se mbante një thikë.

Siç shkruan AlJazeera, përcjell Telegrafi, gruaja iu nënshtrua plagëve të saj pasi forcat izraelite hapën zjarr dhe nuk administruan asnjë trajtim mjekësor në pikën e kontrollit në Qalandiya të mërkurën.

Videoja e incidentit që qarkullonte në internet tregoi se personeli izraelit i sigurimit po hapte zjarr ndaj gruas në një distancë të afërt.


Dëshmitarët i thanë mediave lokale se gruaja e paidentifikuar u la me gjakderdhje në anë të rrugës për “një kohë të gjatë” përpara se të transportohej në një spital në Jerusalem, ku ajo u shpall e vdekur.

Gruaja iu afrua forcave të sigurisë, injoroi thirrjet për të ndaluar dhe nxori një thikë para se të qëllohej në këmbë, tha zëdhënësi i policisë izraelite Micky Rosenfeld.

Të shtënat “po shqyrtohen”, shtoi ai.

Ndërkohë policia ka publikuar një foto të një thike që ata thanë se ajo po mbante.

Një numër i grupeve vendore dhe ndërkombëtare për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësimin se forcat izraelite të sigurisë përdorën forcë të tepërt kur u ndeshën me palestinezët, të dyshuar për kryerjen e sulmeve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Merz: Evropa duhet të jetë e fortë ndaj presionit të Trumpit

Evropa
Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'shtrirë' për t'u bashkuar me një qeveri

Evropa
Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

Evropa
Trump e quan fitoren e konservatorëve

Trump e quan fitoren e konservatorëve "një ditë e madhe për Gjermaninë"

Amerika
Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Scholz thotë se nuk do të përfaqësojë SPD-në në negociatat e koalicionit

Evropa
Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Roth reagon pas humbjes së SPD-së: Kjo dhemb, shqetësuese rritja e populizmit kombëtar

Evropa
Kalo në kategori