LAJMI I FUNDIT:

Gjykimet për lëndët “Talir 2” dhe “Tarifa” vazhdojnë me Ristoskën dhe Pelivanov

Gjykimet për lëndët “Talir 2” dhe “Tarifa” vazhdojnë me Ristoskën dhe Pelivanov

Në Gjykatën Penale të Shkupit për sot është planifikuar seancë gjyqësore për rastet “Talir 2” dhe “Tarifa”.

Në këto lëndë aktakuzat do t’i përfaqësojnë prokurorët e vjetër, të cilët kanë punuar në PSP, kështu që në rastin “Talir 2”, duhet që të paraqitet prokurorja Lençe Ristoska, ndërkaq në lëndën “Tarifa” prokurori Trajçe Pelivanov, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Prokurori republikan Lubomir Joveski i ka autorizuar këto prokurorë që t’i mbarojnë lëndët e filluara, ashtu siç e ka bërë me rastin “Monstra”, në të cilin prokurorë janë Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski.


Në rastin “Talir 2” të akuzuar janë ish-kryeministri Nikolla Gruevski dhe ish-sekretari i Qeverisë Kiril Bozhinovski, të cilët, sipas akuzës së PSP-së e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë mundësuar që personi juridik “Beton Shkup” ta ndërtojë selinë e partisë politike OBRM-PDUKM, edhe pse personi juridik në kohën e sigurimit të shërbimit ka pasur të nënshkruar marrëveshje për furnizime publike me organet shtetërore dhe institucionet publike ose ndërmarrjet në kundërshtim me Ligjin për parti politike, financim të partive politike dhe marrëdhënie obligative.

Të akuzuarit në kundërshtim me dispozitat ligjore kanë përvetësuar pronë të konsiderueshme për partinë politike OBRM-PDUKM me vlerë prej 507.164.424 denarë, gjegjësisht 8.246.576 euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Planet për flotë ajrore, mbështetja e SHBA-së për tranzicionin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Siguri
A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

A është PDK e gatshme t'ia jep Abdixhikut postin e kryeministrit, përgjigjet Bedri Hamza

Politikë
Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Masakra e Kralanit, e vërteta e dhimbshme e Sheremet Ismajlit - shpëtoi të birin duke marrë vendin e tij në pushkatim

Lajme
Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Abdixhiku i prerë: LVV-ja edhe mbretëri me na dhënë s’bëjmë koalicion me ta

Politikë
E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

E përcolli deri tek shkallët, mjeku i QKUK-së plot emocion rrëfen takimin me Thaçin

Lajme
Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Abdixhiku: Arben Gashi e Paris Guri do të jenë deputetë të ardhshëm

Politikë
Kalo në kategori