LAJMI I FUNDIT:

Pse Arabia Saudite dhe Irani janë rivalë?

Pse Arabia Saudite dhe Irani janë rivalë?

Arabia Saudite dhe Irani janë dy fqinjë të fuqishëm dhe rivalë të përhershëm në luftën për dominimin rajonal, kurse sulmet e fundit mbi rafineritë e naftës saudite për të cilat akuzohet Irani, edhe më shumë kanë thelluar armiqësinë e këtyre dy vendeve, shkruan BBC.

Konflikti mbi 10 vite midis Riadit dhe Teheranit vetëm sa po rëndohet më shumë dhe kjo po ndodh pikërisht për shkak të dallimeve fetare – në Iran dominojnë myslimanët shiitë, ndërsa sauditët e shohin veten si fuqia kryesore e myslimanëve sunii, transmeton Telegrafi.


Kjo ndarje në Islam reflekton në gjithë rajonin e Lindjes së Mesme, pasi vendet tjera ndahen në ata me shumicë shiite apo suniitë që kërkojnë mbështetjen e Arabisë Saudite ose Iranit.

Historikisht, Arabia Saudite si “mbretëri dhe vendlindja e Islamit” e sheh veten si “udhëheqëse e botës myslimane”. Në anën tjetër, pas Revolucionit Islamik në Iran gjatë vitit 1979 u krijua një shtet i ri – një teokraci revolucionare që synon që këtë model ta zgjeroj në vendet fqinje.

Pushtimi amerikan në Irak gjatë vitit 2003 rrëzoi Saddam Huseinin, një sunii, dhe pikërisht një veprim i tillë i hapi rrugën një qeverie që dominohej nga shiitët në Bagdad, dhe kështu ndikimi i Iranit mbi shiitët në këtë vend është rritur që nga ajo kohë.

Më vonë kryengritësit në gjithë botën arabe shkaktuan paqëndrueshmëri politike në gjithë rajonin, kurse Irani dhe Arabia Saudite kanë shfrytëzuar këto goditje për të zgjeruar ndikimin e tyre, në veçanti në Siri, Bahrein dhe Jemen.

Kështu gjatë 15 viteve të fundit rivaliteti mes tyre është rritur shumë, e siç raporton BBC, Irani në shumë mënyra është duke fituar në garën rajonale.  Në Siri, mbështetja e Iranit për presidentin Bashar al-Assad i ka lejuar forcave të tij që në masë të madhe të shkatërrojnë grupet rebele, për të cilat dyshohet se përkraheshin nga Arabia Saudite.

Tensionet rajonale i përkeqëson është më shumë “avanturizmi militarist” i princit të ri dhe impulsiv të Kurorës Saudite, Mohammad Bin Salman, që po zhvillon një luftë kundër Houthi, lëvizje rebele e mbështetur nga Irani në Jemen. Nga ana tjetër, Irani ka mohuar kategorikisht akuzat se po furnizon me armë Houthi, edhe pse raportet e Kombeve të Bashkuara thonë të kundërtën.

Për SHBA-të dhe fuqitë tjera perëndimore, liria e lundrimit në Gjirin është thelbësore dhe çdo konflikt që do të mund të bllokonte rrugën e transportimit të naftës, do të mund të vente në lëvizje me lehtësi forcat detare dhe ato ajrore të SHBA-ve.

Prej kohësh Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, e konsiderojnë Iranin si një forcë destabilizuese në Lindjen e Mesme, por edhe udhëheqësit sauditë po e shohin çdo ditë e më shumë Iranin si një kërcënim ekzistencial. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Pamjet që pretendohet se shfaqin vështirësitë që kishin forcat izraelite të eliminonin militantët e Hamasit, pa dëmtuar ushtarët e IDF-së

Azia
Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Shtetasi turk iu vërsul me thikë policëve izraelitë në Jerusalem, qëllohet për vdekje – publikohen pamjet e momentit rrëqethës

Azia
Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Përmbytje në Arabinë Saudite - mbyllen disa shkolla, bllokohen rrugët

Azia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Fitoi xhekpotin prej 1.3 miliard dollarësh - i sëmuri me kancer planifikon të përdorë paratë për të 'gjetur një mjek të mirë'

Botë
Kalo në kategori