LAJMI I FUNDIT:

Dhurata Hoxha me shumë takime elektorale: Kundërshtari ynë dhe i shtetit është korrupsioni

Dhurata Hoxha me shumë takime elektorale: Kundërshtari ynë dhe i shtetit është korrupsioni

Fushata zgjedhore, ka ngritur interesimin për takime me qytetarë, të kandidatëve për deputetë.

Ministrja në detyrë e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, është shumë aktive në këto takime, ku shihet në shumë pjesë të Kosovës, në veçanti në Prishtinë e Mitrovicë.


Në fokus të angazhimit të saj, është fuqizimi i gruas, avancimi i saj në vendimmarrje si dhe lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pas një takimi me qytetarë, Hoxha, në një postim në llogarinë e saj në Facebook ka shkruar se vendit i duhet sundimi i ligjit, barazia gjinore, përfshirja e të rinjve në procesin e zhvillimit të vendit, me mundësi dhe gjasa të barabarta.

Sipas saj, korrupsioni është kundërshtari ynë dhe i shtetit, dhe se siç ka thënë ajo “do ta luftojmë me tërë mekanizmat institucional e shoqëror”.

“Gratë dhe të rinjtë, janë në fokus të platformës së Kryeministrit të ardhshëm, Kadri Veseli, sepse, vendit i duhet sundimi i ligjit, barazia gjinore, përfshirja e të rinjve në procesin e zhvillimit të vendit, me mundësi dhe gjasa të barabarta. Korrupsioni është kundërshtari ynë dhe i shtetit, do ta luftojmë me tërë mekanizmat institucional e shoqëror. Sepse, ne e duam vendin tonë, të ardhmen tonë në Republikën e Kosovës. Faleminderit qytetarë të Bregut të Diellit!”, ka shkruar ajo. /Telegrafi/

Në trend

Më shumë
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Pep Guardiolas i mungon një ish-lojtar i Man Cityt dhe pendohet për shitjen e tij

Premier League
Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Jurgen Klopp rrugës për rolin shokues pasi që të largohet nga Liverpooli

Bundesliga
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Daniel Sturridge bëhet viral me parashikimet e frikshme të sakta për ndeshjen Bayern Munich-Real Madrid

Liga e Kampionëve
Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Kosova pranë anëtarësimit në KiE, Bakoyannis: Asnjë kandidati nuk i janë kërkuar kaq shumë reforma

Lajme
Kalo në kategori