Senatori amerikan, Chris Murphy, ka thënë se Kongresi amerikan ka një barrë për të ndihmuar në menaxhimin e krizave të cilat sipas tij presidenti amerikan, Donald Trump ka krijuar në gjithë botën.
Kështu që, siç ka shkruar Murphy, si anëtar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë të Senatit, ai ka një përgjegjësi të përfaqësoj Shtetet e Bashkuara jashtë – tani më shumë se kurrë – dhe siç ka qenë praktika e tij, i pëlqen t’i ndajë këto përvoja me të tjerët.
Në një shkrim të publikuar në Medium.com, përcjell Telegrafi, ai ka bërë të ditur se është kthyer nga një udhëtim pesë-ditor me senatorin republikan Ron Johnson në Gjermani, Ukrainë, Serbi dhe Kosovë.
Në këtë drejtim ne do tua sjellim një pjesë të rrëfimit të tij, e cila ka të bëjë vetëm me Kosovën.
Siç ka shkruar Murphy, Kosova është një vend i vogël – afërsisht me madhësinë e Connecticut por me gjysmën e popullsisë.
Atëherë, ka shtruar pyetjen ai, “pse më intereson kaq shumë? Pse do të vendosnin dy senatorë amerikanë të vinin këtu?”
“Epo, siç thonë ata, luftërat fillojnë në Ballkan, dhe paqja e brishtë midis serbëve dhe shqiptarëve është pikërisht ajo – e brishtë”.
Pra, gjatë viteve të kaluara, pasi Shtëpia e Bardhë, si ajo e Demokratëve, po ashtu edhe ajo e Republikanëve, janë përqendruar në pikat e nxehta, si Siria dhe Afganistani, të dy thotë Murphy, bashkë me Johnson janë interesuar të përpiqen të angazhohen në diplomaci për të vazhduar të shërojnë plagët e Luftërave Ballkanike të viteve 1990 dhe 2000.
“Por unë gjithashtu interesohem për Ballkanin sepse rajoni ka rëndësi për Connecticut. Shteti ynë është shtëpi për dhjetëra mijëra emigrantë (kryesisht shqiptarë) nga kjo pjesë e botës, dhe shumë shqiptaro-amerikanë të suksesshëm në shtetet tona mbështetin shkollat dhe organizatat jofitimprurëse në vende si Prishtina. Zgjedhësit e mi duan që unë të jem një forcë për paqen në Ballkan, dhe unë i kam dëgjuar ata”, ka shkruar Murphy.
Senatori amerikan ka vënë në pah edhe faktin se Prishtina është një nga qytetet e tija të preferuara në botë, përcjell Telegrafi.
“Kosova është vendi më i ri në Evropë dhe rrugët janë plot energji dhe gjallëri. Mbërrita më herët nga sa pritej dhe bëra një shëtitje nëpër vendkalimin kryesor të këmbësorëve. Më intrigoi një shiste diçka të quajtur ‘schtlab’ i cili dukej si misër i skuqur. Bleva një për 50 cent dhe mora një kafshim para se të kuptoja saktësisht se pse schtlab nuk është kapur si eksport kosovar (imagjinoni një kallam misri, të djegur pak, kryesisht i papërpunuar … jo i mirë)”.
Siç ka theksuar tutje senatori amerikan, “Më është thënë, ndërsa e përshkoj tregun, se tarifa e fundit 100% që Kosova vendosi kohët e fundit për importet nga Serbia, ka bërë që vendasit të blejnë më shumë mallra nga këto stenda të tregut vendor”.
Por, siç ka shtuar ai “Ambasada jonë na thotë se ndërsa kjo mund të jetë e vërtetë, të dhënat ekonomike thonë se tarifa, e ngjarë të frymëzuar pjesërisht nga magjepsja e Trump me luftërat tregtare, ka dëmtuar keq ekonominë e brishtë të kombit”.
Të nesërmen, rrëfen Murphy, Johnson arriti, vetëm në kohë që ne të takoheshim me Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe në një takim të veçantë, me një grup liderësh në Parlament.
“Menjëherë, udhëheqësit e Kosovës u ankuan se si dallimet midis SHBA-së dhe Evropës po ndikonin në sigurinë e tyre. Kryesore si në Serbi ashtu edhe në Kosovë janë negociatat që Serbia të njohë përfundimisht pavarësinë e vendit të tyre të ri fqinj (Serbia ende e konsideron Kosovën pjesë të territorit të vet, edhe pse drejtuesit e saj e dinë që përfundimisht duhet të njohin pavarësinë e Kosovës për të hyrë në BE). Për të arritur te marrëveshja e njohjes përfshin një negociim kompleks, dhe ato negociata janë aktualisht në pritje sepse Serbia i pezulloi bisedimet derisa Kosova të pezullojë tarifën e diskutueshme. Udhëheqësit na thonë se këto ditë, Shtetet e Bashkuara dhe Evropa vijnë në Prishtinë dhe u japin atyre këshilla të ndryshme se si ta prishin bllokimin – ata nuk dinë se kujt ta dëgjojnë”, ka thënë ndër tjerash senatori Murphy duke shtuar se pas këtyre takimeve, ata janë kanë shkuar për në aeroport, ku një aeroplan i vogël ushtarak i priste për t’i dërguar në Kyiv të Ukrainës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nikolloski: Projekti për çiftet e reja nis nga viti i ardhshëm
Policia masa për mbarëvajtjen e ndeshjes Shqipëri-Ukrainë, kufizime qarkullimi në Tiranë
Ahmeti, ambasadorit të Italisë: Ndërhyrja ndaj gjuhës shqipe dhe Marrëveshjes së Ohrit rëndon situatën
Konfiskohen armë, municion, veshje ushtarake - Policia jep detaje nga aksioni në Zveçan
Rezidenca e Presidentit Rugova drejt përfundimit të restaurimit, Kurti dhe Çeku vizitojnë punimet
Presidentja Osmani shfrytëzon të drejtën e vetos, ia kthen Kuvendit dy ligje për rishqyrtim
Vrasja e 14-vjeçarit në Tiranë trondit opinionin publik në Shqipëri, shkolla "Fan Noli" në zi
Radmilla Sheqerinska u zgjodh zëvendëssekretare e përgjithshme e NATO-s
Bajrami përplaset me Kurtin për doracakët e edukimit seksual: Albin, je sinonim i propagandës
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian