LAJMI I FUNDIT:

Bebe Rexha i gëzohet dhuratave të Kim Kardashianit

Bebe Rexha i gëzohet dhuratave të Kim Kardashianit
Foto: Getty Images/Guliver

Artistja shqiptare me renome botërore, Bebe Rexha, po vazhdon suksesshëm turneun e saj muzikor me Jonas Brothers.

Këto ditë, ajo ka pasur disa ditë pushim nga turneu, dhe pasi është kthyer në shtëpinë e saj, ka gjetur plot dhurata nga personazhet e famshëm.

Bebe Rexha (Foto: Dia Dipasupil/Getty Images/Guliver)

Duke qenë se këtë javë është organizuar Java e Modës në New York, shumë prej markave të njohura botërore kanë shpërndarë në formë dhurate disa nga produktet e tyre për të famshmit.


E një ndër ta është Kim Kardashian, e cila nuk ka hezituar që t’i dërgojë artistes shqiptare një dhuratë nga koleksioni i saj më i ri i syzeve.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

E lumtur për këtë dhuratë, Bebe Rexha, publikoi në InstaStory një video të syzeve dhe pakove të dhuruara, teksa ka etiketuar në mbishkrimin e saj Kimin, duke iu falënderuar.

Në anën tjetër, Kim Kardashian, ka rishpërndarë në InstaStory postimin e artistes shqiptare, e cila është ndjerë falënderuese nga dhuratat e Kardashianit.

Foto: Bebe Rexha/InstaStory

Bebe Rexha përndryshe ruan rasporte shumë të mira me familjen Kardashian-Jenner, teksa jo të pakta kanë qenë bashkëpunimet e saj me grimerin personal të Kimit, shqiptarin Mario Dedivanovic. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Melinda Ademi reagon pas videos që bëri bujë, ku dukej e zhveshur

Melinda Ademi reagon pas videos që bëri bujë, ku dukej e zhveshur

Magazina
“Nuk zihem me femra për një mashkull” - bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP

“Nuk zihem me femra për një mashkull” - bën bujë një video e Antonela Berishës nga Big Brother VIP

Magazina
Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik

Erjola Doçi thotë se ka nisur një lidhje të re me një akademik

Magazina
Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Aktorja e famshme turke ka rrënjë shqiptare - flet me krenari për veshjet dhe ushqimet tradicionale

Magazina
DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit

DJ i famshëm turk lëshon këngën e Taynës në një nga performancat e tij të fundit

Magazina
Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Linda Halimi për raportin me Big D: A jam ndarë a nuk jam, nuk po kuptoj asgjë as unë

Magazina
Kalo në kategori