LAJMI I FUNDIT:

Bie industria nxjerrëse

Bie industria nxjerrëse
Foto: Ilustrim

Krahasuar me tremujorin e dytë të 2019-së me tremujorin e njëjtë të vitit paraprak ka rënie të industrisë nxjerrëse.

Kështu thuhet në raportin “Statistikat Afatshkurtra të Industrisë, tremujori i dytë 2019”, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës.

ASK thotë se ka rritje në industri përpunuese me 7.41 për qind, dhe furnizim me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave me 1.86 për qind.


“Rënie kishte në industrinë nxjerrëse me 3.07 për qind dhe te furnizimi me rrymë, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar me 6.25 për qind. Ndërkaq, krahasuar tremujorin e dytë 2019 me tremujorin e parë 2019, kishte rritje te furnizimi me ujë, veprimtari të menaxhimit dhe trajtim të mbeturinave për 10.37 për qind dhe sektori i industrisë nxjerrëse për 6.08 për qind. Ndërsa, rënie kishte në sektorin e furnizimit me rrymë, gaz, avull dhe ajër te kondicionuar për 23.14 për qind dhe e industrisë përpunuese me 4.63 për qind”, thuhet në raport. /Telegrafi/